Presidenti i ekipit nënkampion të vendit, Gjici arriti që të bindte futbollistin që të luante me ekipin verilindor. Marrëveshja parashikon një kontratë që arrin afro 40 mijë Euro deri në fund të edicionit, por me opsion për të vazhduar edhe në Kupat e Evropës nëse Kukësi do të kualifikohet.
Ish- futbollisti i Partizanit ishte i lirë dhe pa kontrata, pas largimit nga Odesa Chernomorets në kampionatin ukrainas pas trazirave të fundit që sollën edhe ndërprerjen e kampionatit. Pavarësisht se merkato është e mbyllur, rregullorja parashikon se një futbollist i lirë mund të afrohet në çdo moment në një skuadër.
d.b/shqiptarja.com