Bakllava e shpejtë me arra

Përbërësit:

  • Petë bakllavaje
  • 300 gr arra
  • 200 gr gjalpë
  • Shurupi: ujë + sheqer + limon

Përgatitja:

Shtrojmë petët me gjalpë mes tyre. Vendosim një shtresë arra dhe petë spërkatur me gjalpë. E presim në rombe dhe e pjekim derisa të marrë ngjyrë të bukur. Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe e lëmë të ftohet. Pasi bakllavaja është pjekur hedhim sherbetin e ftohtë mbi bakllavanë e ngrohtë.