Baldassarri: Media e shkruar s'heq
dorë kurrë...as në kohën e internetit

Baldassarri: Media e shkruar s'heq<br />dorë kurrë...as në kohën e internetit
TIRANE -  Aktiviteti i parë për kalendarin e 2015-s në Intitutin Italian të Kulturës i është dedikuar gazetarisë. Dje në orën 15.00 në Bibliotekën e Institutit Italian të Kulturës, u zhvillua me praninë e Roberto Baldassarrit, president i Institutit Piepoli dhe profesor i gazetarisë në Universitetin e Romës, promovimi i librit të tij të fundit “Gazetaria, informacioni dhe komunikimi”, botuar nga Marsilio. Aktiviteti u zhvillua me moderimin e Adriana Frisennas në prani të ambasadorit të Italisë në Shqipëri Massimo Gaiani.

Baldassari iu dha një leksion të pranishmëve përmes një tabloje të detajuar të komunikimit mediatik të mijëvjeçarit të tretë. Sipas Baldasarit me ardhjen e internetit dhe teknologjive të reja, jo vetëm ndryshoi puna e një gazetari, por ka ndryshuar thellë edhe mënyra e përdorimit të lajmeve, e cila shënoi lindjen e një model të ri të gazetës dhe të gazetarisë, të ashtuquajturën “gazetaria qytetare”.

Baltissari ka theksuar se kjo formë e re e gazetarisë, me fenomenin Youtube ku jepen lajme minutë pas minute në çdo orë të ditës paraqet sfida sidomos për mediat e shtypura, të cilat kurrë nuk do të heqin dorë nga aktiviteti i tyre për aq kohë sa të gjendet një pozicion i ri në një treg me ndryshime të pabesueshme. Roberto Baldassari ka mbështur kontributin e gazetarëve të famshëm si Luigi Contu, Maurizio Beretta, Ezio Mauro, Paolo MAZZANTI, Antonio Padellaro, Giampaolo PANSA, Antonio Preziosit dhe Sarah Varetto, të cilët i kanë dhënë udhëzime për titrimim e lajmeve.

Baldassari theksoi se gjithnjë e më shumë, në jetën e përditshme, ne flasim për lajmet me forma të shkurtra që të përshtaten me shpejtësinë e jetesës moderne. Ai tha se “Titulli ka një ndikim (jeton) më gjatë në kujtesën e lexuesit po qe se teksti që e vijon atë është më i shkurtër dhe konciz”, duke e komnetuar konkretisht se “Ne jetojmë tani në mënyrë të furishme.

Dinamizmi është armik i kohës dhe për këtë duhet avancuar teknologjikisht. Teknolofgjia është e lidhur pa mëshirë me konceptin e shikimit të atillë, duke i eksporuar papareshtur uebsitet e mediave. Sipas Baldassarrit, duke i veshur me cilësinë e mediave të konsumit të shpejtë, nuk mund të diskutohet ekzistenca e tekstit, por vetëm mund të interpretohet ai. Ai shprehet se “Mbetet mundësia: ose e, lexoni atë, ose të refuzoni për ta lexuar, por për ta refuzuar ne duhet të dinë ekzistencën e tij, ose të paktën titullin e shkrimit”.

Ndërkohë pati pyetje edhe nga ambasadori italian Massimo Gaiani dhe gazetarët e pranishëm, të cilët janë të përqendruar në tema të veçanta të tilla si gazetaria hulumtuese apo e rreme, tek lajmi i serviruar nga institucionet, ku u diskutua edhe çështja e kryministrit Matteo Renci dhe qëndrimi i tij ndaj mediave dhe atyre që e kritikojnë.

Në libër Roberto Baldassarri argumneton mënyrat e përdorimit të teknologjive të vjetra dhe reja, të cilat u japin atyre që vazhdojnë gazetarinë mundësinë për të ndërtuar rrugët e duhura që kanë për prodhimin dhe menaxhimin e informacionit, të botuar në letër, në multimedia, apo format e ndryshme të gazetarisë. Për këtë në librin e tij Baltissari theksoi se duhet edhe një fjalor përfundimtar për terminologjitë e vjetra me synim që zotërohen aftësitë e nevojshme për të përdorur teknologjitë e reja të komunikimit sipas nevojave të rinisë sot.

Libri i Roberto Baldassarrit
“Gazetaria, informacioni dhe komunikimi”, autori i jep rendësi titullit   
 
Libri” “Gazetaria, informacioni dhe komunikimi” flet për forma të reja të prodhimit të informacionit, të cilat sipas autorit  e kanë origjinën nga format e reja të perceptimit, nga qasjet dhe e konsumit të teksteve dhe informacioneve. Ai ka realizuar një skenar ku bën përpjekje për të kapur dhe parashikuar ritmin e vazhdueshëm të mediave të reja.

Gazetarë dhe përdorues nisin të kryejnë veprime të prodhimit të lajmit dhe konsumi i medias nis të ndërlidhet me sistemin e informacionit, kontekstin social dhe të teknologjive të reja, duke ndihmuar për të gjeneruar një cikël të paparë të lajmeve dhe përmbajtjes: e Newswebing Model User.

Po kush është Roberto Baldassari. Ai është president i Institutit Piepoli dhe jep mësime për  gazetarinë në Universitetin e Romës. Në vitet e fundit Baldassari ka botuar më shumë se pesëdhjetë studime dhe artikuj. Në mesin e monografive më të fundit ai ka boturar “Titulli, tekst dhe komunikim” (2008); “Tregu Book” (2009); “Titulli i përkryer” (2012). Në 2014 ai është emërua anëtar i Vlerësimit të Pavarur të ÇIIA Romës.

roberto baldassarri














































Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit