E përditshmja spanjolle prestigjoze, Marca raporton se Bale kërkon me ngulm largimin nga Tottenhami, pasi ky ishte edhe premtimi i presidentit Daniel Levy – që ta linte të largohej në rast të mos kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

“Ti më premtove se nëse nuk kualifikohemi në Ligën e Kampionëve dhe nëse një ofertë e mirë troket në derë, do të negociosh. Tani kjo ofertë ka ardhur dhe unë dua të luaj për Real Madridin, prandaj mbaje premtimin.

Nuk më intereson as Manchester United e as ndonjë skuadër tjetër. Unë dua vetëm Real Madridin”, citon Marca fjalët e Bales drejtuar presidentit të klubit të Tottenhamit, Daniel Levy. Nëse rast se marrëveshja shkon mirë, Reali duhet të paguajë gati 80 milionë euro, por presidenti Levy deklaron se kush do që të negociojë për blerjen e Bale duhet të paguajë jo më pak se 120 milionë euro. Në këtë mes Reali është gati të ofrojë 100 milionë euro dhe Di Marian.