KANADA - Një balenë blu prej 60 tonësh është gjetur e ngordhur në breg të detit në plazhin e fshatit të vogël Newfoundland të Kanadasë.
Trupi i pajetë i balenës blu është kalbur përgjatë bregdetit duke shkaktuar shqetësime tek komuniteti pasi ajo mund të shpërthejë ka cituar “Dailymail”.

Kancelarja e qytetit, Emily Butler u shpreh se nga kjo balenë është përhapur një erë e keqe e cila po shqetëson rreth 600 banorë të zonës.
Më tej ajo shtoi se gazi metan që shkakton dekompozimi mund të rrezikojë dhe jetën e kafshëve të tjera përrreth nëse ajo nga momenti në moment shpërthen.

Një shkencëtar kërkimor, Jack Lawson, tha se njerëzit duhet të qëndrojnë larg nga trupi i pajetë i balenës 60- tonëshe, e cila mund të mbartë viruset ose bakteret që mund t`i bëjnë njerëzit e sëmurë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com