“Balloja e Diplomës” do të vijë si premier në skenën e Teatrit Kombëtarë të Operas dhe Baletit nën drejtimin e mjeshtrit shqiptar të koreografisë, Ilir Kerni në datat 14, 15 dhe 16 mars.
Shfaqja do të jetë një përmbledhje e pjesëve muzikore të Johan Strauss në valse, marshe, mazurka etj, të ndërlidhur me skena komike që do ta bëjnë shikuesin më të relaksuar dhe do t’i ofrojnë një shfaqje ku secili do ta kujtojë maturën e tij.

Koreografi Ilir Kerni i bindur që kjo shaqje do të pëlqehet nga të gjithë tha se veçantia e kësaj premiere është që do të regjistrohet në një CD. "Shfaqja do të regjistrohet dhe në CD, në mënyrë që gjithë Shqipëria ta shoh këtë shfaqje", tha koreografi Kerni.

Shfaqja do të vij nën interpretimin e solistëve dhe trupës së baletit të TKOB me baletmaestër Alisa Gjoni, skenografinë e Tonin Prendi dhe kostumeve të Elva Bella.
E bukura e kësaj shfaqje qëndron në freskinë dhe thjeshtësinë e saj. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com