Balet kontemporan nga klasikët në
TKOB, flet koreografi portugez

Balet kontemporan nga klasikët në<br />TKOB, flet koreografi portugez
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit sjell premierën e dy pjesëve të baletit kontemporan “Impact” dhe “Table”, të vëna në skenë nga koreografi portugez Daniel Cardozo.

Impact” dhe “Table” është një balet më temë moderne, për një botë ku megjithëse jemi në mënyrë konstante në komunikim me botën, përsëri jetojmë të mbyllur në vetvete.

Daniel Cardozo themeluesi, Drejtori Artistik dhe Koreografi Rezident i Quorum Ballet në një intervistë për "Rreze Dielli" u shpreh rreth shfaqjes që do të ngjitet ditën e sotme për herë të parë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.


BALETI

Është ardhja juaj e parë në këtë skenë dhe në Shqipëri?

Unë di shumë pak për Shqipërinë, kam shumë pak dijeni për të. Më ftuan për të ardhur këtu dhe isha shumë kurioz të dija për kulturën tuaj, për njerëzit dhe sesi ju punoni, por nuk kam patur shumë mundësi që ta vizitoj vendin tuaj pasi kam patur shumë punë. 

Shpresoj që një ditë unë të vij në Shqipëri për ta vizituar dhe jo për të punuar. Kështu që do të mund të di më shumë për Shqipërinë, për kulturën dhe njerëzit.

Ardhja ime këtu në këtë teatër është një eksperincë shumë e mirë për mua dhe një shans shumë i shkëlqyer pasi balerinët këtu janë klasikë dhe nuk kanë eksperiencë në kërcimin që unë kam sjellë.

Të dyja pjesët janë shumë të vështira teknikisht dhe nuk janë të lehta. Për ta në fillim ishte si një "ëoë a është e mundur kjo të bëhët?". Dhe unë sigurisht që e dija që është e  mundur në qoftë se bëhet një punë e madhe kështu që kemi patur ditë të plota për t`u ushtruar dhe kam patur fatin që të bashkëpunoi me këta balerinë të cilët kanë dëshirë për të mësuar dhe për ta realizuar këtë balet.

Ata e përkrahin kërcimin e ri dhe u pëlqen të kërcejnë në mënyra të ndryshme. Ishte e vështirë por e bukur për t`u parë që ky balet u realizua.


Kjo performancë, ky balet do të realizohet vetëm nga balerinët tanë?

Po. Këto dy pjesë janë krijuar nga kompania ime në Lisbon. Baleti Impakt është realizuar në vitin 2009 ndërsa dhe pjesa e dytë "Table" është realizuar në vitin 2012. këto dy pjesë janë luajtur mjaft herë nga kërcimtarët e kompanisë sime. Ndërsa këtu në Shqipëri do të luhen vetëm nga balerinë shqiptarë.

Kërcimtarët e mi kanë ardhur këtu vetëm për t`i trajnuar balerinët shqiptarë me koreografinë se si ata të levizin dhe se si të performojnë në skenë.
 

Domethënia e këtij baleti cila është?

Pjesa e parë "Impakt" flet për teknologjinë e kohës së sotme dhe për njerëzit. Ne kemi shumë mënyra për të komunikuar me njëri tjetrin. Me teknologjinë se si mund të kontaktojmë ne me njëri tjetrin dhe të flasim pa patur asnjë kontakt fizik me ta. Ti mund të flasësh me gjithë botën.

Mund të jesh në dhomën tënde dhe në të njëjtën kohë mund të komunikosh me këdo në botë pa patur asnjë kontakt fizik. Kështu që ti nuk mund të kesh marrëdhënie fizike me asnjë, asnjë lidhje e asgjë. Pjesa e parë fillon me një mur të madh nga ku ti mund të shohësh vetëm një mur e asgjë tjetër.

Dhe kjo pjesë flet për një person, për një balerinë i cili është brenda këtij muri rrethues. Dhe cilat do të jenë marrëdhëniet me të tjerët që mund të ndërtoi ky person brenda këtij muri dhe eksperincat e reja që do të ndërtojë kur në mëndje ai ka vetëm gjëra fictive, pasi çdo gjë që ai e komunikon online. Kështu çdo gjë është në kokën e tij dhe ndjenjat e tij të prekjes.

Kështu që kjo pjesë flet se si njerëzit mund të flasim me personat e tjerë në të gjithë botën por ndërkohë është i vetëm. Kështu që i ndërton marrëdhëniet false me njerëzit dhe gjëra që nuk janë jetësore dhe të vërteta. Por të gjitha këto janë vetëm në kokën tuaj.

Pjesa "Table" është më abstrakte por ideja është simbolika e kësaj pajisje, tavolinës, e cila sipas meje është objekti më domethënës i jetës sepse është vendi ideal ku ju mund të merrni vendime sepse çdo gjë të rëndësishme që ju vendosni bëhen në një tavolinë. Kjo pjesë është shumë e fortë fizikisht në komunikimin e njërëzve.

Është shumë e shpejt dhe e vështirë në lëvizje sepse kjo tregon të gjitha vendimet e vështira që ne na duhet që të marrim në të. Vështirësia kur ti mendon të hedhësh hapin e rradhës apo vendime afatgjatë. Dhe kjo pjesë ndaj është krijuar e vështirë ashtu siç vendimet e rëndësishme që bëhen në tavolinë.
 
BALETI

Si je ndier këtu?

 Është një eksperincë shumë e mirë për mua. Evolucioni i balerinëve është ajo që më ka bërë të ndihem shumë mirë.  Nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam punuar që kur kam ardhur këtu por jam i lumtur që ata mësuan diçka të re dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua.
 

Po Balerinët tanë si ju janë dukur?

Në fillim kur filluam në mëndjen e tyre lexova që kjo koreografi është e pamundur për t`u realizuar. Dhe ishte puna ime që t`i bëja ata të besonin që mund t`ia arrinin dhe sot ata ja kanë arritur që ta realizojnë.
 
Ditën e sotme në orën 18 do të mund të keni mundësinë që të ndiqni premierën e baletit si dhe për ata që nuk munden do të jenë dhe tre data të tjera, pikërisht në datat 7, 8 dhe 11 nëntor.

Redaksia Online
(m.z/shqiptaja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje