Trupa e Baletit Kombëtar të Maqedonisë ka shfaqur këtë të shtunë në Tiranë baletin “Dhoma e kuqe”. Ky balet modern i Igor Kirov është frymëzuar nga kompozimi “Vajza dhe vdekja” i Schubert-it për kuartet harqesh. Në një koreografi interesante vdekja e etur për pak dashuri afrohet tek njerëzit dhe dashurohet me profetin. E merr Atë në botën e përtejme – në botën e dhomës së kuqe.
Krirov e ka ndarë fabulën në dy pjesë: në kërkimin e profetit dhe në përpjekjet për ta rikthyer në botën e të gjallëve… Në kërcimin e balerinës fillon udhëtimi fillestar.
Në nëntokë, vajza e gjen profetin, rifiton dashurinë e tij dhe kthehen në botën e të gjallëve. Ata e lënë vdekjen në vetminë dhe zbrazëtinë e saj. Balerinët e tjerë kanë interpretuar formën e gjendjeve dhe të ndjenjave. Këto lëvizje përfaqësojnë kontrastin mes tokësores dhe botës së përtejme. “Dhoma e kuqe” nga njëra anë kthehet në një skenë e dashurisë së pafundme dhe nga ana tjetër tregon për vetminë si e vetmja formë përkatësie absolute që përfaqësohet me anë të gjuhës së një trupi në krizë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO