Baleti “Arrëthyesi” ngjitet në
TKOB me 28 e 29 dhjeto

Baleti “Arrëthyesi” ngjitet në<br />TKOB me 28 e 29 dhjeto
Baleti “Arrëthyesi” do të ngjitet në skenë më 28 dhe 29 dhjetor me koreografi të Enada Hoxhës dhe Gert Vasos në tetatrin Kombëtar të Operës dhe baletit në Tiranë.

Kjo vepër është ngjitur në skenë edhe nga koreografi i mirënjohur Ilir Kerni, ku dy balerinët Enada Hoxha dhe Gert Vaso kanë qenë protagonistë, duke e bërë “Arrëthyesin” një nga premierat më të suksesshme të repertorit.

Këtë herë Enada Hoxha me Gert Vason i japin koreografisë gjithë dashurinë dhe një koncept të veçantë.

''Vepra do të jëtë 100% e krijimit tonë. Mua më vjen mirë që përveç besimit nga drejtoresha Zana Çela, mendoj që puna jonë e madhe orar pa orar do të sjellë diçka interesante'', u shpreh Enada. 

Ne premierën “Arrëthyesi” do të interpretojnë rolet kryesore Ervis Nallbani e Ledia Sulaj bashkë me trupën e baletit.

vaso

Dy balerinët kanë qenë protagonist edhe në premierën e Kernit. Ndërsa dirigjenti i orkestrës është Ricardo Casero.

Që në momentin e krijimit si balet "Arrëthyesi" ka fituar një popullaritet në ngjitjet skenike dhe është në repertorët e teatrove të mëdhenj kudo në botë.

Historia rrjedh nga tregimi "Arrëthyesi dhe Mbreti i minjve", i Erenst Theodor Amadeus Hoffmann. "Arrëthyesi" u luajt për herë të parë nën drejtimin e vetë kompozitorit, më 19 mars 1892 në Shën Petersburg.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre