“Sa për tenderat, të sfidova javën e kaluar por ike. Javën e kaluar u çove këtu për një biznesmen dhe fillove të thoje se ky biznesmeni është kriminel, kryekriminel etj. Zotëri, dokumentat zyrtare thonë që ky biznesmeni ka pasur për 8 vite, sa ke qenë ti kryeministër konsulente Argita Berishën. Tani kam një pyetje, a është shpërdorim detyre nga ana jote fakti që ti i bën presion një biznesmeni për shkak se je deputet, nga foltorja e Kuvendit, që biznesmeni të vazhdojë të ketë konsulente vajzën tënde! Kompania quhet "Alpet" dhe paguante 3 mijë euro në muaj konsulencë juridike në zyrën e avokatisë së vajzës tënde. Pse nuk paska qenë kriminel 8 vjet me rradhë kur bënte konsulencë me zyrën e vajzës tënde dhe u bë kriminel pas qershorit të 2013-tës? Kjo nuk qëndron” është shprehur Balla.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i sih-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka konsideruar këtë akuzë të Ballës si një shpifje, për të cilën ai do të paditet në gjykatë.
“Do dënohesh nga gjykata për mashtrime, ime bijë ska qenë kurrë e kontraktuar nga ai që thua ti, se ka takuar asnjëherë dhe nga viti 2009 ajo nuk ka bërë asnjë konsulencë, asnjë personi të asnjë kategorie, vendi, por ti je i pafytyrë, mashtrues, do dënohesh përsëri si shpifës, do përballesh shumë shpejt në gjykatë për shpifjen që bëre” ka përfunduar Berisha.
Fjala në seancën e sotme parlamentare e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)