Balla: Argita Berisha mashtron
investitorët e huaj, ja e-mailet

Balla: Argita Berisha mashtron <br />investitorët e huaj, ja e-mailet
TIRANE - Duke vijuar akuzat e drejtpërdrejta për pasurimin e familjes së Kryeministrit Sali Berisha, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka bërë publike ditën e sotme e-maile të reja që ka shkëmbyer biznesmeni pakistanez Zafar Ansar me ambasadorin shqiptar të akredituar në Pakistan, Admirim Banaj dhe Argita Berishën.

Në një konferencë për shtyp, Balla deklaroi se në e-maile zbulohet se biznesmeni i huaj dyshohen se është duke u mashtruar nga studioja ligjore e vajzës së Kryeministrit.

“Ambasadorin shqiptar i akredituar në Pakistan, Admirim Banaj i dërgon e-mail biznesmenit Zafar Ansar ku i shkruan "Nëse ju fort besoni se ajo (Argita) po mashtron ose abuzon, atëherë unë sinqerisht tërhiqem nga e gjithë kjo histori dhe shpreh ndjesën time më të thellë ju çova dhe ju shtyva në duar të gabuara”.
E pra këtu duket qartë se biznesmeni i huaj dyshon se është duke u mashtruar nga ana e studios ligjore që pa filluar mirë projekti i kërkon paratë. Argita i shkruan biznesmenit Zafar Ansar. Më vjen keq që po iu vendos në një presion, por duhet të vendosni, unë jam nën presion nga agjentët e tokave. Një biznesmen i huaj erdhi në Shqipëri për të investuar, takoi Berishën dhe përfundoi me marifet në zyrën e Argita Berishës. Ai ndihet i mashtruar dhe vendos të largohet nga Shqipëria, për shkak të kërksesave financiare të vajzës së Kryeministrit”, deklaroi Balla.

Më tej Balla theksoi se Kryeministri bashkë me familjen e kanë kthyer Qeverinë në aktivitetin fitimprurës të tyre, duke deklaruar se fëmijët e Berisësh në vend që të shpjegojë pasurimin e paligjshëm të tyre, hedhin baltë mbi opozitën dhe kërcënojnë me gjykatat e babit.

“Shqipëria dhe shqiptarët rrënohen ekonomikisht nga pasurimi i paligjshëm i familjes së Saliut. Kryeministri bashkë me fëmijët e tij e kanë kthyer qeverisjen në aktivitet fitimprurës të familjes së tij. E bija dhe i biri nuk denjojnë të shpjegojnë me transparencë pasurinë e tyre. Si i kanë fituar kaq shumë para,? Në vend të tregojë me dinjitet, Argita Berisha hidhet përpjetë me të shara dhe shpifje ndaj opozitës. Argita ndihet tepër ngushtë dhe nuk shpjegon si bihen investirorët në grepin e vajzës së Berishës. Nëpërmjet babit Argita i përdor ambasadorët si karrema dhe nuk shpjegohet por vetëm shan dhe shpif, duke akuzuar liderin opozitës. Kërcënon opozitën me gjykatat e babit”, theksoi Balla.

Në fund të deklaratës së tij, deputeti socialist deklaroi se në zgjedhjet e 23 qershorit Partia Socialiste do të mbyllë kapitullin e politikës për para të Berishës dhe do të hapë kapitullin e rilindjes.

“Problemi është Kryeministri. Së fundi doli me slogani për para. Saliu nxorri Shqipërinë në shitje. Fushatës së tij për para do t’i kundërvëmë përpjekjen tonë për ndryshim, dinjitet dhe rilindje. Shqipëria do të mbyllë me votë kapitullin e politikës për para dhe do të hapë kapitullin e rilindjes”, përfundoi Balla.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale