Balla: Argita Berisha paguhet
280 mijë lekë në orë si avokate

Balla: Argita Berisha paguhet <br />280 mijë lekë në orë si avokate
TIRANE - Duke vijuar me akuzat në lidhje me pasurinë e vajzës së Kryeministrit, Partia Socialiste ditën e sotme ka paraqitur fakte të reja. Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së, Taulant Balla deklaroi se Argita Berisha është dhe avokatja më e shtrenjtë në botë, pasi paguhet 280 mijë lekë për një orë të vetme pune.

Sipas Ballës nga fatura e shërbimeve të konsulencës të biznesmenit pakistanez Zavar Ansar rezulton se Argita Berisha paguhet për një orë, aq sa paguhet një jurist në administratën shtetërore në Shqipëri.

“Aferat e zonjës Berisha nuk ndalen këtu. Përveç se profesoresha më e mirëpaguar në botë, zonja Argita Berisha na del edhe avokatja më e shtrenjtë në botë. Siç rezulton nga fatura që i drejtohet zotit Zavar Ansar, Argita Berisha faturon 280 mijë lekë një orë të vetme pune. Nga fatura shikohet se zonja në fjalë për 42 orë faturon 8150 euro. 280 mijë lekë e ka orën e punës si avokate, 280 mijë lekë, aq sa paguhet një jurist në administratën shtetërore në Shqipëri, Argita Berisha paguhet vetëm një orë të vetme. 12 milionë lekë, aq sa paguhen 20 drejtorë shkolle, Argita Berisha paguhet vetëm në një muaj të vetëm si mësuese”, deklaroi Balla.

Më tej deputeti socialist deklaron se në rast se investimi i biznesmenit pakistanez Zavar Ansar do të rezultonte me sukses, Argita Berisha kërkonte të shpërblehet me 3 përqind të vlerës së investimit.

“Sipas komunimit të ortakes së Argita Berishës me biznesmenin në fjalë, në rast të zbatimit të projektit për ndërtimin e termocentralit kërkohet që suksesi të shpërblejë avokaten me 3 % të vlerës së investimit, e përkthyer në vlerë monetare, disa milionë euro”, theksoi deputeti i PS-së, Balla.

Balla ngre disa pyetjes për Argita Berishën, duke theksuar se vajza e Kryeministrit duhet të bëjë publike punën shkencore që ka bërë.

“Pyetja jonë është: Nga cili person varet licensimi i ndërtimit të termocentralit? Përgjigja është e thjeshtë: Nga Kryeministri i vendit Sali Berisha, njëkohësisht babai i avokates Argita Berisha. Zonja Argita ju na keni thënë këto ditë se paratë tuaja vijnë nga mësuesia, botimet, punimet shkencore. Ne ende nuk kemi parë ndonjë botim apo punim shkencor tuajin dhe dua t’ju pyes mos vallë edhe kur kërkoni para për firmën e babait e quani shkencë? Po këto shkëmbime me investitorin e zënë ngushtë mes zyrës së babait dhe zyrës tuaj i quani punë shkencore? Tregojuni shqiptarëve sa herë e keni bërë këtë punë shkencore dhe sa njerëz me dëshirë dhe projekte investimesh në Shqipëri janë zënë ngushtë mes zyrës së babait e zyrës suaj për firmën magjike që i hap udhë investimeve në Shqipëri?”, deklaroin Balla.

KUJDES, DO DILNI BLLOF ME DEKLARATEN E 100 MILIONEVE
Në fund të deklaratës së tij, deputeti i PS-së Balla i është drejtuar Argita Berishës duke i thënë të ketë kujdes me zbulimin e atyre 100 milionëve, se do dilni aq bllof sa do qeshë tërë bota me ju. Balla theksoi se PS-ja nuk ecën me shprehjen “bëni si themi ne, po mos bëni siç bëjmë ne”.

“Lëreni për një moment nxjerrjen e baltës antiopozitare me çarçafë nga shtëpia dhe na thoni zonja vajzë e kryeministrit, a ka ndonjë lidhje mes të ardhurave nga kjo shkencë e trafikut të influencës dhe të ardhurave të deklaruara nga shkenca në universitet? Sepse jo për gjë po nuk thatë se kush janë universitetet që ju paguajnë ju dhe vetëm ju në këtë vend me shuma që kalojnë edhe universitetet më të mëdha të Amerikës, atëherë pyetje të tilla të papëlqyeshme lindin krejt natyrshëm. Edhe diçka zonja vajzë e kryeministrit. Në formë këshille kjo: Bëni pak kujdes me atë zbulimin tuaj të atyre 100 milionëve, se do dilni aq bllof sa do qeshë tërë bota me ju. Të jeni e sigurt se ne kemi vetëm një standard; dhe Partinë Socialiste e dallon nga partia juaj private ndër shumë të tjera edhe fakti që ne nuk themi “bëni si themi ne, po mos bëni siç bëjmë ne”, theksoi Balla.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'