Balla: Argita Berisha paguhet
sa zv/presidenti i SHBA, Biden

Balla: Argita Berisha paguhet<br />sa zv/presidenti i SHBA, Biden
TIRANE- Pas denoncimit të pasurisë së Kryeministrit, deputeti socialist Taulant Balla ka vazhduar të tregojë shifrat që fiton “blloku i ri i Sali Berishës”, siç e quan ai. Kështu të shtunën në lupën e socialistëve ka kaluar e bija e shefit të qeverisë, Argita Berisha.

“Sipas asaj çka vetë zonja Argita Berisha deklaron gjatë vitit 2011, pasuria e vajzës së kryeministrit është shtuar me 210. 784 000 lekë. Në nivel ndërkombëtar na rezulton se vajza e kryeministrit të Shqipërisë paguhet njëlloj sa dhe zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden në një vit”, tha Balla.

Deputeti socialist deklaroi oborri biologjik dhe politik i Kryeministrit Berisha vazhdon të pasurohet pa fund ndërsa 95 % e shqiptarëve janë të varfër.

“Sistemi i padrejtë që ka ngritur Sali Berisha ku 95 % e shqiptarëve vuajnë krizën e thellë ekonomike dhe pamundësinë për të përballuar nevojat jetike, ndërsa oborri biologjik dhe politik pasurohet në kurriz të këtij populli që vuan krizën ekonomike.”

Balla tha se Partia Socialiste do të vijojë edhe në ditët në vazhdim të bëjë publike pasuritë e atyre që i quan bllokmenët e rinj të Sali Berishës.

(Im/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'