Balla ka shkruar në Facebook se Basha është i njëjti person i cili akuzon punonjësit e Policisë së Shtetit në një kohë kur ai është një i akuzuar i padënuar ende për vrasjen e katër shqiptarëve në bulevard.
Po ashtu shkruan Balla ky person kërcënon punonjësit e policisë dhe shantazhon prokurorinë kur ai vetë ka përdorur raportet mjekësore false për të mos u pyetur nga prokurorët.
Më poshtë statusi i plotë i Taulant Ballës
Basha kërcënon punonjësit e Policisë së Shtetit ndërkohë i thotë edhe Prokurorisë mos të rrijë duarkryq. I akuzuari, i padënuar ende për 230 milionë euro vjedhje. I akuzuari, i padënuar ende për vrasjen e 4 shqiptarëve, kërcënon punonjësit e ndershëm të policisë dhe guxon të shantazhojë edhe prokurorinë të cilës i shmangej nga hetimi me raporte mjekësore false apo me vizita jashtë shtetit, sa herë që thirrej nga prokurorët për tu pyetur.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)