“Sot basha është në vendin ku është bërë pagesa 680 mijë dollarëve. Ç’kërkon Lulzimi në Edinburg, vendin ku është zyra qendrore e kompanisë e cila ka marrë pagesat. Sot kemi një vërtetim që Luli është gënjeshtarë, ku ai thotë se të gjitha pagesat e bëra janë depozituar në KQZ, ku kjo e fundit thotë që nuk janë të depozituara”, është shprehur Balla. Gjithashtu Balla është shprehur se PD u detyrohet një shpjegim të paktën elektoratit të saj. “PD ka paguar plot 875 mijë dollarë për lobin. Lobing bëjnë të gjithë, por nga dolën këto para. Partia Demokratike i detyrohet një shpjegim Shqiptarëve dhe elektoratit të saj”, tha Balla duke e mbyllur fjalën e tij.
Deklarata e plotë e Ballës:
"Opinioni publik prej ditësh është njohur me një fakt të rëndë, përfshirjes së një partie politike në një aferë të rëndë parash të pista të përdorura për lobing politik. “Lulzim Basha nuk është sot në Kuvendin e Shqipërisë. Pyetja është ku është Lulëzimi, ku je Lul? E ke vënë emrin për të folur në seancë plenare, por ti sot nuk je në Shqipëri, por je në Edinburg. Sot Lulzim Basha është në Edinburg, në vendin ku është bërë gjoja pagesa 675 mijë dollarëve, ç’kërkon Lulëzimi sot në Edinburg?
Në vendin ku kompania ... ka rezidencën e vet. Përse ke ikur Lulëzimi në Edinburg? E kemi thënë prej ditës së parë dhe ende nuk kemi rezultate të para nga puna e Prokurorisë, por kemi një faktim të ri që Luli është gënjeshtarë. Në fakt nuk ka nevojë për fakte për të vërtetuar që Luli është gënjeshtarë, se siç ka thënë dhe Xhozefina, Luli të rren edhe kur e pyet sa është ora, por kam këtu tre dokumenta zyrtarë. I pari është procesverabli i Kuvendit të Shqipërisë, datë 30 nëntor 2017, ku Lulzim Basha thotë që të gjitha faturat e pagesave i kemi deklaruar në KQZ, po KQZ me vendimin që mori dy ditë më parë thotë që nga shqyrtimi i raportit financiar të PD këto pagesa nuk rezultojnë të deklaruara.
Pse nuk është Lulzimi këtu, dy ditë pasi KQZ-ja vërtetoi se PD, e cila ka paguar në total 875 mijë dollarë lobing, nga të cilat 675 mijë dollarë janë të paguara nga një kompani guackë në Edinburg, atje ku është Lulzim Basha sot dhe sigurisht pronar të kësaj kompanie guackë tre kompani të tjera me qendër në një mini shtet në amerikën qendrore në Belize. I rrëshqiti Saliut sot se është dhe punë moshe, nuk mban më deri në një farë momenti dhe përmendi ofshore, dhe PD i detyrohet opinionit publik një përgjigje për këtë pisllëk ku e ka përfshirë Lulzimi PD.
PD nuk është as e Lulzimit as e Saliut, sigurisht është e demokratëve të thjeshtë, ndaj atyre i detyroheni ti jepni një përgjigje se si ka mundë që e keni përfshirë këtë parti në një transaksion financiar, i cili në mos ka filluar, por besoj ka filluar është pjesë e një hetimi ndërkombëtar nga Byroja Federale e Hetimit në SHBA. E keni futur PD në listën e atyre që bëjnë transaksione financiare të dyshimta.
Jo në legjislacionin ndërkobëtarë, por atë shqiptarë për Lulzim Bashën, Prokuroria e vendit tonë, organet ligjzbatuese kanë detyrimin të vendosin nën akuzë për një sërë akuzash siç janë fshehja e të ardhurave, fallcifikimi i dokumentave, shpërdorimi i detyrës, pastrimi i produkteve të veprës penale, çelja e llogarive anonime, përvetësimi i parave dhe mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale, e përpos kësaj më e keqja është që ndaj subjektit politik PD për herë të parë në 27 vjet sipas legjislacionit shqiptarë është i detyruar të fillojë hetimi për fshehje të ardhurash".
Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com