Balla Bashës: Ja firma jote me
rusët që paguan lobimin e PD 

Balla Bashës: Ja firma jote me<br />rusët që paguan lobimin e PD <br /><br>
Zbardhen të tjera detaje nga lobimi i PD në SHBA përmes një kompanie e cila sipas investimit të revistës amerikane "Mother Jones" rezulton e lidhur me rusët. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla publikoi kontratën e firmosur nga Lulzim Basha me kompaninë "Muzin Capitol" e cila është pajtuar nga skocezja me pronarë rusë, Binniata Trade, për të lobuar në departamentin amerikan të shtetit për interesa të PD. 

Sipas Ballës, kanë qenë biznesmenë rusë të cilët kanë paguar për PD-në në Uashington. "Ç’ke bërë ti me ndihmën ekonomike ruse, Lulzim? Kush kanë qenë këta shqiptaro-amerikanë fantazmë që paskan mbledhur për ty 1 mln usd, për një kryedembel, për të baltosur Shqipërinë. Nuk bëhen 100 shqiptarë që të mblidhen për të sharë Shqipërinë, nuk e bëjnë shqiptarët këtë.

Këtu kemi të bëjmë me një skandal tepër të rëndë kur së pari kemi burime të dyshimta që përfshijnë biznesmenë me shtetësi ruse. Lulzim mos u fshi as pas Arben Ristanit, po shko vetë në Prokurori", tha Balla. 

l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë