Balla: Berisha më kërcënon familjen
por unë do flas për pasuritë e tij

Balla: Berisha më kërcënon familjen <br />por unë do flas për pasuritë e tij
TIRANE - Për të disatën ditë me radhë deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka denoncuar shtimin e pasurisë, sipas tij në mënyrë “marramendëse” të familjarëve të Kryeministrit Berisha.

Balla i është drejtuar shefit të qeverisë duke i kërkuar që të heqë dorë nga kërcënimet ndaj tij dhe familjes së deputetit socialist. Sipas Ballës asnjë kërcënim nuk do e pengojë që të flasë në vazhdim për pasurinë e fëmijëve të Berishës.

“Berisha të heqë dore nga kërcënimet ndaj meje dhe familjes sime. Berisha s’ma mbyll dot gojën me kërcënime, po ka argumente të flasë. Ai duhet të japë sqarime se si dy mësues pasurohen në këtë mënyrë ndërkohë që çdo familje tjetër mësuesish mezi nxjerr të ardhurat”, u shpreh nga ambientet e selisë rozë, deputeti Balla.

Duke bërë një pasqyrim të pasurisë së Argita Berisha, bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezi dhe djalit të kryeministrit, Shkëlzen, deputeti socialist tha se këto janë kushtet në të cilat Berisha deklaron se nuk e njeh krizën ekonomike.

“Pasurimi i familjes Berisha në këtë kohë krize është një shuplakë e rëndë për të gjitha familjet e tjera, për të cilat Berisha të kthejë përgjigje. Ja pse Berisha thotë se nuk e njeh krizën dhe jemi të dytët në Evropë dhe në një nivel me Kinën”, theksoi Balla.

Sipas deputetit socialist pasuritë e familjes Berisha janë shtuar me mbi 1 miliardë shtesë pasurie vetëm në një vit.

“Ne kemi treguar se si vajza e Kryeministrit me bashkëshortin e saj i kanë rritur të ardhurat vetëm në një vit me 600 milionë lekë të siguruara nga mësimdhënia, nga qeratë e pronave dhe nga faturat e prapambetura nga aktiviteti tregtar. Në një vit djali i Kryeministrit e ka rritur situacionin e llogarive bankarare me 310 mijë euro në një vit të vetëm, pavarësisht se këto shtesa nuk përputhenin me të ardhurat e deklaruara. Djali dhe vajza sëbashku me burrin kanë shtuar pasuritë me 1 miliardë e 34 milionë lekë, mbi 1 miliard shtesë pasurie vetëm në një vit. Në të njëjtin vit kanë rënë në varfëri dhjetëra shqiptarë”.

Në përfundim të deklaratës për mediat, deputeti socialist tha se në vitjim do të vazhdojë të paraqesë fakte edhe për anëtarë të tjerë të familjes Berisha të cilët sipas tij shtojnë pasuritë çdo ditë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka