Balla sërish ftesë opozitës për bashkëpunim pas zgjedhjeve: Gati të reformojmë Kuvendin nga 140 në 101 deputetë! LSI nuk formon grup parlamentar! Nuk e përjashtoj përfshirjen në qeverinë e re

Partia Socialiste ka ftuar sërish për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit kryetarin e PD-së Lulzim Bashën. Deklaratat u bë nga numri 2 i PS-së, Taulant Balla gjatë një intervistë nga Elbasani me gazetarin Denis Minga në Report Tv. Balla tha se bashkëpunimi me PD-në ka nisur më 17 maj, duke shtuar se ky bashkëpunim do të jetë në kuadër të reformave të thella në qeveri. Balla tha se në mandatin e ardhshëm janë të gatshëm që të bashkëpunojnë dhe të ulin numrin e kandidatëve për deputetë në Kuvend nga 140 në 101.

'Shqipëria e Ardhmja jonë është motoja e kësaj fushate dhe ne jemi munduar që të japim një mesazh bashkimi për të çuar para Reformat që ka para vendin. Ne e dimë shumë mirë që nevoja në punën parlamentare për të pasur bashkëpunim me opozitën është e domosdoshme. Në këtë këndvështrim ka qenë edhe ftesa drejtuar Lulzim Bashës që sipas të gjitha gjasave do të jetë kryetari i opozitës për 4 vitet e ardhshme. pas 25 prillit të çelim një faqe të re të bashkëpunimit mazhorancë opozitë. Edhe populli duket qartë që është i gatshëm ti japë PS-së një mandat tjetër qeverisje, në çdo rast edhe opozita duhet ta lexojë rolin e vet si një rol shumë të rëndësishëm, sidomos për reformat e thella politike. Bashkëpunimi me PD ka nisur ne 17-18 maj 2017 por u ndërpre nga Basha. Ne e kemi bërë pjesën tonë në këtë marrëveshje, ishte Basha që nuk e respektoi. Vendi ka nevojë për një Reformë të thellë politike do të sugjeroja edhe uljen e numrit të deputetëve, do të rrisnin cilësinë do të ulen shpenzimet e Kuvendit, dhe kjo kërkon edhe bashkëpunimin me opozitën. 101 deputetë, sepse numri duhet të jetë tek. Mendoj disa çështje të asaj marrëveshje të implementohen në legjislaturën e re.'- tha Balla.

Sa i takon LSI-së, Balla tha se kjo parti nuk do të arrijë që të formojë një grup parlamentar, i cili kërkon të paktën 7 deputetë. Sipas Ballës LSI-në e ka nxjerri populli për skrap.

'LSI nuk do të ketë një grup parlamentar, nuk do të arrij të ketë më shumë se 7 deputetë në këto zgjedhje. LSI po ikën për skrap dhe nuk ka nevojë që ta nxjerrim ne, po e nxjerr popullit. këtu në Elbasan LSI ka shkuar drejt metarlurgjikut.'- tha Balla.

Duke u ndalur në karrierën e tij politike, Balla nuk e përjashtoi mundësinë që këtë mandat të jetë edhe pjesë e kabinetit qeveritar.

'Për mua e rëndësishme është që PS të vazhdojë të qeverisë vendin. Nuk përjashtoj përfshirjen në qeverinë e re si ministër. Të qenurit ministër, pjesë e karrierës sime politike, vendimi do merret në kohën e duhur.'- u shpreh Balla.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket e drejtë kërkesa e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve ne 9 qarqe?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

31-vjeçari turk tenton të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuar, vihet në pranga nga policia e Durrësit