Balla i dorëzon çelësat e shtëpisë së re familjes Rredhi në Cërrik në ditën e Krishtlindjeve: Mbajtëm fjalën

 Balla i dorëzon çelësat e shtëpisë së re familjes Rredhi në Cërrik në ditën e Krishtlindjeve: Mbajtëm fjalën

Taulant Balla me familjen Rredhi

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla në ditën e Krishtlindjeve i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Cërrikur Andis Salla i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re familjes Rredhi në Gjyrale të Cërrikut, të cilët jetonin në një shtëpi të pabanueshme prej kohësh.

Balla e bëri me dije këtë “fillim të ri” për familjen Rredhi përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, të shoqëruar me një video nga momenti i takimit me familjarët.

Ai në postim ka përmendur vajzën e vogël të familjes Gavjotën e cila tashmë do të ketë një shtëpi të bukur si të gjitha shoqet e saja. Balla uk ka lënë pa përmendur edhe gjyshin e familjes Haxhiun i cili përmes lotëve të tij të lumturisë për shtëpinë e re, ka shprehur në mënyrë kuptimplote se duhet ti gjendemi pranë familjeve në nevojë.

Është një ndër 22 shtëpitë që ne kemi rikonstruktuar këtu në Cërrik, me këtë rast të falënderoj edhe kryetarin e Bashkisë për bashkëpunimin shumë të ngushtë që ka pasur me qeverinë dhe padyshim kryeministrin Rama për përfshirjen e tij në projektet e rindërtimit të bashkive dhe qarqeve që nuk ishin të prekura nga tërmeti. Kjo tregon që ne i kemi qëndruar fjalës sonë që askush nuk do të mbetet vetëm dhe fjalës që dhamë që viti i ri do të gjejë familjen tuaj në shtëpinë e re ”, tha Balla.

“Shumë nuk e kanë besuar që do të arrinim të ndërtonim 22 shtëpi për një kohë kaq të shkurtër edhe në këto kohë të vështira. Jemi sot në një shtëpi të re me të gjitha standardet, punëtorët i kanë ndjekur meraqet e mia për shtëpinë”, është shprehur ai.

 

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hyqymeti: 26/12/2020 14:05

    Nje shfaqje e turpeshme per njerezit qe jetojne neper cadra stop vote per BALLEN e RILINDJES

    Përgjigju
  • Tirona: 25/12/2020 14:19

    "Kjo familje te duronte edhe pak deri sa te perfundonin zgjedhjet e 25Prillit se kshtu ja do trapi i KQZ"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar