Balla: Imami shet për skrap
pasuritë e Forcave të Armatosura
Deputeti socialist Taulant Balla, njëherësh anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste, akuzon krerët e Ministrisë së Mbrojtjes se me pasuritë e këtij institucioni kanë kryer krime dhe vjedhje, nën justifikimin se po shesin skrapin e armëve, helikopterëve dhe mjeteve që nuk do të përdoren më nga Forcat e Armatosura.
TIRANE- Deputeti socialist Taulant Balla, njëherësh anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste, akuzon krerët e Ministrisë së Mbrojtjes se me pasuritë e këtij institucioni kanë kryer krime dhe vjedhje, nën justifikimin se po shesin skrapin e armëve, helikopterëve dhe mjeteve që nuk do të përdoren më nga Forcat e Armatosura.
Përmes një shkrimi në faqen e tij në rjetin social “Facebook”, Balla ka deklaruar se ministri Arben Imami dhe drejtuesit e tjerë do të hetohen gjerësisht për këto abuzime, që siç i cilëson ai, janë shkatërruese për ushtrinë dhe ekonominë e trashëguar të Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas deputetit socialist në emër të skrapit në këto 8 vjet janë kryer veprime shumë të errëta me pasuritë e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Në emër të skrapit”, shkruan Balla, “Shkëlzen Berisha dhe Fatmir Mediu vranë 26 njerëz në Gërdec dhe Shqipërisë i janë vjedhur qindra milionë dollarë armatim, i raportuar skrap dhe i shitur vendeve në konflikt, duke shkeluar ligjet ndërkombëtare”.
Deputeti Taulant Balla fokusohet në tenderin e datës 26 Gusht, në të cilin ministri Imami veç shitjes për skrap të avionëve, helikopterëve dhe mjeteve të tjera të ushtrisë, ka planifikuar të shesë për skrap edhe dy anije anije silurkapëse dhe një tjetër polumbare.
“Shqipëria është i vetmi anëtar i NATO-s, ndaj të cilit OKB ka kryer hetime për trafik ndërkombëtar armësh në Libi dhe vende të tjera në konflikt”, përfundon shkrimin e tij në rrjetin social “Facebook”, anëtari i kryesisë së Partisë Socailiste, Taulant Balla.
Redaksia Online
(g.m/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.7%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHËNIM/ Mbrojtja e Sali Berishës për Ilir Metën, një bumerang politik: po pse e shfajëson edhe nga akuzat e korrupsionit që ka bërë kur qeveriste me PS-në?
23 Tetor 2024, 14:43
-
EKSKLUZIVE/ Çifti Meta-Kryemadhi morën miliona, por kompania e Adrian Shatkut pagoi edhe familjen Berisha! Si u përdor i gjithë pushteti, Kryemadhi ortake në biznes
23 Tetor 2024, 14:27
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator 2024, 17:17
-
‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’
18 Shtator 2024, 15:01
-
Dosja 'Berisha'/ Gazetari bën 'radiografinë': Një familje mafioze që vendos tarifa! Çuditem si nuk është ngritur akuza për grup kriminal
17 Shtator 2024, 21:39
-
Dosja 'Partizani'/ Arlind Qori: SPAK të shkojë më thellë edhe për politikanë të tjerë! Xhunga: Familja Berisha të dënohet si familje mafioze
17 Shtator 2024, 17:39
-
'Asgjë për t'u befasuar'/ Dosja 500 faqe për Berishën, Denis Dyrnjaja: Pritet vetëm vendimi i gjykatës! Berisha po gropos veten dhe PD-në
16 Shtator 2024, 14:21
-
Edison Ypi: Dhëndërr budalla
16 Shtator 2024, 09:47
-
Mero Baze: Dosja që zbulon një familje batakçinjsh
15 Shtator 2024, 22:47
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
15 Shtator 2024, 07:36
-
SHËNIM / Familja Berisha po habitet, janë kaq të pasur sa flasin për miliona euro sikur ishin lekë të vjetra
14 Shtator 2024, 17:10
-
Dosja Partizani/ Skema e korrupsionit sipas SPAK: Ish-kryeministri ruante imazhin, dhëndri ‘mbushte llogarinë’! Arka me miliona të fituara ishte e përbashkët
13 Shtator 2024, 17:35