Krerët e institucioneve të drejtësisë ende nuk kanë nisur raportimin në Kuvend për shkak se opozita kërkon që t’i bëjë pyetjet edhe me gojë pavarësisht se i kanë depozituar me shkrim. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori sërish fjalën dhe e kujtoi opozitës se vetë është dakordësuar për pyetjet me shkrim.
Më tej, teksa bëri llogaritë e kohës që merr parashtrimi i pyetjeve që kanë adresuar deputetët me shkrim, Balla ironizoi teksa përmendi matematikën. Më tej tha se do të bëjnë 15 minuta pushim dhe nëse nuk do të bien dakord për të zhvilluar seancën normalisht, do të kalojnë për votim veprimtarinë e institucioneve pa raportuar.
“E gjithë kjo lojë për të mos lejuar moszhvillimin normal të seancësz. Zoti Blushi the që lejoni debatin, kemi rënë dakord për 12 orë e gjysmë debat. Kemi rënë dakord për këtë. Kemi rënë dakord sipas rregullores dhe janë depozituar për dy pikat e para 25 dhe 57, 82 pyetje. Të paktën me matematikën jemi më mirë se ju… 7x7. Për këto kemi dakordësi të plotë. U sqarua më së miri, imagjoni 82 pyetje herë 3 minuta për prezantim, i bie 246 minuta ose 4 orë e pak. Ndërkohë, që merreni procesverbalin e Konferencës së Kryetarëve se ju keni problem të madh, bini dakord për të mos rënë dakord. E keni sjellë edhe me shkresë dakordësinë për kohën e debatit dhe pyetjet. Për ta sjellë seancën në shinat e rregullores, në mungesë të kryetarët të grupit të PD, zoti nënkryetar më lejo të të them se bazuar në rregulloren e kuvendit neni 103, ftesa juaj, kërkesa për të shkelur rregulloren as sot, as nesër as pas një muaji nuk do të marrë dakordësinë tonë. Prandaj zoti kryetar i Kuvendit kërkoj 15 minuta pushim për një bisedë me ju dhe kryetarët e grupeve prezent dhe nëse nuk kemi dakordësinë, do të kërkoj ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim.”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
Çela në Kuvend: Mungon humanizmi në draftin e Kodit Penal, burgu nuk është zgjidhja e vetme! PS e PD rreth 3 orë sherr për pyetjet











