Balla:Ismailaj vizitonte Berishën 
në zyrë... Shkëlzenin në hotel
FOTO/ Ja përfitimet e 9 kompanive

Balla:Ismailaj vizitonte Berishën <br />në zyrë... Shkëlzenin në hotel<br />FOTO/ Ja përfitimet e 9 kompanive
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar si të përfshirë drejtpërdrejtë në aferën e CEZ, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
 
Balla akuzoi se Kastriot Ismailaj është parë shumë herë të vizitojë në zyrën Sali Berisha gjatë kohës kur ky i fundit ishte kryeministër. Gjithashtu deputeti i PS-së tha se djali i Berishës ka qëndruar në të paktën dy raste me Ismailajn në të njëjtin hotel në të njëjtën ditë.
 
Gjatë debateve në Kuvend, Balla replikojë me ish-ministrin e Financave, Ridavan Bode dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi. Ai akuzoi Boden se i kthyer përgjigje të ndryshme letrës së Bankës Botërore me ministrin e Ekonomisë, Nasip Naço.
 
Bode u mbrojt duke thënë se Banka Botërore në letrën dërguar atij dhe ministrit të Financave paralajmëron Shqipërisë për vendimet e gabuara që po merr ERE, gjë e cila mund të çoj në një penalitet.
 
Kurse, Halimi deklaroi se i gjithë problemi qëndron tek marrëveshja e qeverisë me CEZ, që mbyll çdo çështje gjyqësore ndaj CEZ si edhe amniston të gjithë personat e përfshirë në çështjen e marrëveshjes.
 
Debati
 
16:20 Balla: Nuk ka shqiptarë që nuk e di që CEZ-in e solli Saliu dhe që pazaret me CEZ i prishi Saliu. Në 2009, bleu aplikimin për vend kandidat për anëtarësimin në BE. Jeni të gjithë qesharakë, por më qesharaku është ish-ministri i Financave, për fshehje pasurie dhe përfshirje personale në këtë çështje. Ministri i Ekonomisë thotë diçka tjetër dhe ministri i Financave thotë diçka tjetër në të njëjtën ditë.
Vjen Sali Berisha na bën këtu njeriun e paditur, garda dhe siguria, sa herë ka parë të hyjë Kastriot Ismailaj dhe i shoqëruar nga një Rebeka?
Si ka mundësi që në hotel “Mandarinë” në Pragë kanë ndenjur në të njëjtën ditë edhe Shkëlzen Berisha edhe Rebeka, edhe Ismailaj. Edhe në Vjenë rezultojnë të tre në një hotel. Kjo mazhorancë nuk bie nga asnjë lloj historish që mund të gatuhen në godinën e SHQYP.
Luli nuk i jep dot autobusit të PD-së. Se një gjë thotë populli gjëja e falur është haram nuk është hallall.
 
16:30 Bode: Papagalli që sapo mbajti ligjëratë në parlament në fakt është në vazhdën e të gjithë përpjekjeve për ë krijuar mjegullnajë mbi këtë çështje.
Kjo është e kundërta. Këtu janë dokumentet, Banka Botërore thotë qartë se vendimi i ERE është në kundërshtim me kuadrin ligjor shqiptar.
Qëndrimi për të respektuar këtë thënie të BB-së që ishte dorëzanë i kësaj çështje. BB kërkon që borxhi i keq të mbahet në 14%.
Elementi bazë që CEZ mund të largohej nga Shqipëria pa asnjë lloj penaliteti pa paguar borxhet ndaj shtetit shqiptar. Ne nuk ia dhamë këtë kënaqësi. Ndaj edhe çështja në arbitrazh u zgjidh me korrupsion politik dhe ekonomik.
Ne themi hetim të plotë pa kufizim, për të gjithë personat që ju mendoni që implikohen. Problemi nuk është se ne kemi mungesë besimi tek prokuroria. Votoni ligjin për hetim ndërkombëtar pa kufi të kësaj çështjeje.
 
16:35 Halimi: Deri dje ju nuk flisnit fare se prisnit Edi Ramën. 3 miliardë kërkonim ne, 200 milionë kërkonte CEZ, e mbylli. E mbylli pa asnjë konsulencë. Në nenin 10 pika 2 thuhet që të gjitha çështje gjyqësorë të pushohen. Ndërsa neni 19 thuhet se të gjithë persona të përfshirë në këtë marrëveshje të amnistohen.

16:42 Balla: Janë dy shkresa një është e ministrit të Financave që lejon uljen e çmimit dhe ministri i Ekonomisë kundërshton uljen e çmimit.

16:44 Bode: BB në cakton mua në krye të letrës dhe me paralajmëron se janë duke të marrë 60 milionë eurot. I kërkoj ERE që as të ulë çmimin dhe as ta rrisë por të marrë parasysh letrën e BE dhe të eliminojë një gjyq të brendshëm dhe ndërkombëtar për një penalizmin prej 60 milionë euro. Ju jeni futur në një batak nga ku nuk dilni dot.

16:47 Halimi: Ne jemi për hetimin e çdo segmenti nga ardhja e CEZ deri në ditën e sotme. na jepni votat t’i hetojmë edhe këto që thoni ju. Që të mos jemi hipokritë me shqiptarë që ju u kujtuat sot për këtë gjë. Pse? Sepse vjet keni miratuar këtë marrëveshje. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptaraj.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike