Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, ka deklaruar se do të ndjekë personalisht proceset gjyqësore të personave të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në vend. Ndërsa duke folur për sigurinë në vend, Balla tha se numri i vrasjeve kriminale në vend ka rënë në mënyrë drastike krahasuar me një vit më parë. Më tej shtoi se në bashkëpunim me SPAK po zbardhen ngjarje kriminale të ndodhura dhe se goditjet ndaj grupeve kriminale do të rriten.
“Do të ndjek proceset gjyqsësore në ngarkim në 101 të arrestuarve për zjarrvënie të qëllimshme. Kërkojë dnime ekzemplare për kdëo që është i përfshirë në krime barbare. Në territorin e vendit nuk do ketë më feude që janë të fortë mbi qytetarët . Lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritete kryesore. Goditjet ndaj grupeve kriminale do të vazhdojnë të intensifikohen. Në bashkëpunim me SPAK po çmontohen ngjarje të rënda ku janë përfshirë grupe kriminale. Ka një rënie drastike të numrit të vrasjeve kriminale gjatë këtij viti. Ndërsa viti më i mirë i atyre që sot bëjnë rrëmujë në Kuvendin e Shqipërisë ishte 124 vrasje kriminale. Indeksi europian mbi sigurinë publike e përcakton Shqipërinë shumë më mirë se vendet e BE-së. Deri në këtë moment që flasim, operacioni Tempulli ka goditur mbi 20 grupe kriminale dhe ka vënë në pranga mbi 400 persona”- tha Balla.
Ndërsa tha se do të ketë një praktikë të re penale për personat që ushtrojnë dhunë ndaj policëve apo kundërshtojnë urdhrin e tyre, Balla tha se do të ketë një bashkëpunim me drejtësinë për ta bërë të mundur një gjë të tillë.
Duke u përqendruar tek procesi i vetëpastrimit të policisë, Balla tha se në javët e fundit, deri më tani janë arrestuar 323 efektivë në kuadër të këtij procesi.
“Deri tani janë 323 punonjës policie të arrestuar apo të proceduar në kuadër të procesit vetëpastrimit të policisë. E ardhmja nuk do ketë krahasim me të sotmen”- tha Balla.
Lajmi kryesor:
Kongresi i PS, socialistët në bllok: 21 janari krim shtetëror, pushkatim pa gjyq! Vendimi i Strasburgut i hap rrugë vendosjes së drejtësisë
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.8%
-
Jo
26%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Shkodër/ Lagjja historike e Zdrales do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26