Balla: Ne Librazhd komunat e
izoluara, qeveria të ndërhyjë

Balla: Ne Librazhd komunat e<br />izoluara, qeveria të ndërhyjë
TIRANE- Deputeti Taulant Balla i bën thirrje qeverisë për të mbështetur me fonde emergjente 7 komuna të Librazhdit, të cilat prej ditësh janë të izoluara nga bora. Deputet i këtij qarku nëpërmjet një deklarate për shtyp i kërkon qeverisë të mbështesë me fonde emergjence komunat e Stebleves, Lunikut, Orenjes, Qendres, Rrajces, Stravajt, Qukesit.

“Duke ndjekur me kujdes te vecante situaten e krijuar nga reshjet e shumta te debores qe kane shkaktuar bllokimin e rrugeve te shume fshatrave te Librazhdit, ne ushtrim te pergjegjesise time si deputet i Librazhdit i bej thirrje Qeverise te mbeshtese me fonde emergjence komunat e Stebleves, Lunikut, Orenjes, Qendres, Rrajces, Stravajt, Qukesit. Ne keto komuna ka shume fshatra me rruge te bllokuara. Keto komuna e kane te pamundur te perballojne shpenzimet per zhbllokimin e rrugeve, nderkohe qe mbeshtetja nga Keshilli i Qarkut Elbasan mungon teresisht. Gjithashtu qeveria te vleresoje mundesite e mbeshtetjes me ushqime per zonat e bllokuara.- shkruan Balla në deklaratën e tij për shtyp të cilën e ka publikuar dhe në faqen e tij në facebook.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin