Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla tha se ka shpresa të plota dhe beson se brenda 6-mujorit që Gjermania ka drejtimin e BE, Shqipëria të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve. Balla tha se diskutimet me kolegët evropianë vijojnë thuajse çdo ditë ku të kalohet tashmë nga diskutimi i progres raportit drejt hapave për nisjen e bisedimeve. Kapitujt më të vështirtë për negociatat janë reformat e thella për vendin dhe ajo në drejtësi dhe për Taulant Ballën, Shqipëria ka ecur me drejtësinë e re dhe ndodhet ën një fazë në nisje të negociatave.
"Sot kemi pasur një diskutim me kolegë të KE mbi progres raportin dhe kalimin e pjesës tjetër të procesit për mbajtjen e konferencës së parë qeveritare. Brenda 7 vitesh Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat dhe brenda një kohe të shkurtër është bërë gati për të nisu bisedimet për anëtarësim. Kjo nuk varet vetëm nga ajo që bëjmë por edhe nga situata të brendshme të BE. Ne jemi me fat që kemi presidencën gjermane në këtë 6 mujor të dytë dhe besoj se brenda kësaj presidence do të mbajmë konferencën e parë që është dhe fillimi dhe protokolli i i parë i bisedimeve. Me ndryshimin e metodologjisë së kërkuar nga Franca janë futur edhe disa elementë dhe kapituj që lidhen me reformat e thella dhe drejtësinë janë edhe më të vështirat. ne jemi me fat që kemi reforma jonë në drejtësi po vijon dhe jemi në këtë fazë ku po kërkojmë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare", tha Balla.
Në lidhje me sulmet e Presidentit Meta ndaj qeverisë dhe replikat e tij të vazhdueshme me kryeministrin Rama, për Ballën janë një akt i turpshëm që Meta 'heq' kostumin e presidentit dhe kthehet në një anëtar dhe kryetar partie.
"Ilir Meta ka gjithë jetën që dëshiron t'i bëjë dëm PS, ai e ka ndarë rrugën e vetë me PS, pas 16 vite më parë dhe se ç'kusure i ka PS dhe Shqipëria i kemi thënë shpesh herë. Mesa di unë ai vijon të jetë president dhe për aq kohë sa është i tillë ai nuk lejohet të jetë anëtar i një subjekti politik dhe nuk mund të marrë pjesë në tubime, dhe ky këtë e ka bërë që ditën e parë. Ku ka bërë një akt të turpshëm duke marrë pjesë në tubim", tha Balla.
Balla tha se Meta nëse kërkon përballje me Ramën fillimisht duhet të jap dorëheqjen nga posti i presidentit dhe të kthehet në krye të LSI-së. Balla hodhi akuza se meta po bën fushatë për LSI, skutave me persona që kanë të kaluar kriminale.
"Presidenti në rast se do debat me kryetarin e PS dhe çdo përfaqësues tjetër duhet të jap dorëheqjen nga Presidenca dhe të kthehet zyrtarisht në krye të LSI-së, ku prej javësh prezanton kandidatët e LSI-së skutave dhe me persona me precedentë kriminalë", tha Balla.
I pyetur nëse ka lobuar që Evis Kushi të caktohej ministre e Arsimit, Balla tha se ajo është një profesoreshë dhe nuk ka nevojë për lobmin e askujt. Balla tha se vendosja e saj si ministre ishte një zgjedhje e mençur nga kryeministri Rama.
"Zonja Evis Kushi nuk ka nevojë të loboj kush që të ishte ministre ajo është profesoreshë dhe deputete prej 7 vitesh nuk e ka ndërprerë marrëdhënien me studentët dhe e falenderoj kryeministrin për këtë zgjedhje të mençur. Jam ndjerë i surprizuar dhe i vlerësuar për këtë", tha Balla.
Taulant Balla foli për fjalët që sipas tij qarkullojnë vazhdimisht në media se do të bëhet ministër i Brendshëm. Balla tha se emri i tij del pa të drejtë sa herë që flitet për zëvendësim të ministrit të Brendshëm duke thënë se ai është sekretar i përgjithshëm i PS dhe se nuk mund të jetë pjesë e kabinetit.
"Unë jam sekretar i përgjithshëm i PS dhe se nuk mund të jetë pjesë e kabinetit. Ajo që po ju them është se të gjithë këto vite sa herë që flitet për zëvendësim të ministrit të brendshëm pa të drejtë përflitet emri im. Ajo që dua të sqarojë është se në 12 qarqet ministri i Brendshëm ka prezantuar forcën speciale "Shqiponja" dhe kanë qenë prezentë deputetë jo vetëm të PS por dhe të tjerë. Unë mbajta një fjalë përshëndetëse në Elbasan, për rritjen e forcës goditëse të policisë së shtetit. Elbasani nuk është një qytet i marrë peng nga bandat dhe nuk kontrollohet nga krimi", tha Balla.