Balla në takim me banorët e rajonit 1 në Elbasan: Historia do të dëshmojë që vendimi ynë për të çuar LSI për skrap është vendimi që i duhet Shqipërisë

Balla në takim me banorët e rajonit 1 në Elbasan: Historia do të dëshmojë që vendimi ynë për të çuar LSI për skrap është vendimi që i duhet Shqipërisë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla në takim me banorët e rajonit 1

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e rajonit 1 me të cilët diskutoi çështjen e ujit të pijshëm dhe investimet e bëra deri tani.

“Rajoni 1 përfshin zona me problematika të theksuara, ne nuk kemi arritur të bëjmë investimet që duam ne këtë zonë. Unë e di që banorët e Elbasanit prisnin që çështjen e ujit të pijshëm ta zgjidhnim brenda këtij mandati por duhet të kuptojmë që ka kërkuar investime shumë të mëdha. Në tre vitet e fundit ne kemi siguruar disa projekte investimesh në Elbasan. Rajoni 1 përfshin njërin nga investimet që është prej 3.4 miliardë lekësh i cili do të sistemojë çështjën e furnizimit të ujit të pijshëm 24 orë për gjithë rajonin tuaj. Kjo është në përfundim dhe ky është një premtim i mbajtur por na duhet të kemi sa më shumë komunikim më njerëzit që ne të tregojmë punët tona. Angazhimi i Edi Ramës dhe i Partisë Socialiste për Elbasanit është që deri në 2023 ne ta kemi zgjidhur çështjen e ujit” tha ai.

Balla iu premtoi banorëve se lejet e lagilizimit do të mbyllen brenda këtij viti.

“Duhet të kuptojmë se qeverisja e Partisë Socialiste nuk ka ardhur në 1992 por ka ardhur Saliu prandaj duhet të kuptojmë se problematikat që kemi në çdo lagje duhen adresuar. Ne kemi bërë 29 herë më shumë se bëri PD-ja në 8 vite por përseri ka njerëz që presin ditë për dite të marrin lejen e legalizimit. Prandaj unë do të angazhohem që lejet e legalizimit ti mbyllim brenda këtij viti. Ne nuk hezitojmë të bëjmë premtime pasi ne i kemi bazuar gjërat në realizim. Pra unë nuk do të thoja se do ta mbyllim procesin e lagalizimit nëse nuk do të kishim bërë 17500 legalizime, nëse do të kishim bërë 600 si PD-ja mund të më merrnit si gënjeshtar”, u shpreh ai.

Më tej Balla iu rikujtoi banorëve sherrin e Luçiano Boçit me sipërmarrësin duke iu bërë thirrje që të reagojnë ndaj këtyre “llumhaneve”. Ai gjithashtu u shpreh se Partia Socialiste do ta bëjë Elbasanin një super qytet dhe Sali Berisha dhe Ilir Meta janë aty vetëm për të prishur gjithçka.

“Normale i duket qytetarëve të Elbasanit që në listën e PD-së është akoma Luçiano Boçi që godet me grushte një sipërmarrës që ka punësuar 1000 gra në Elbasan? Për këtë duhet të votojë Elbasani, që pushteti i tyre të godasi sipërmarrësit dhe qytetarët? Qytetaria e Elbasanit duhet të reagojë në kohë ndaj këtyre llumhaneve që vijnë vërdallë në Elbasan. Na duhet të forcojmë ekonominë që të marrim investimet nga qeveria. Ne do ë bëjmë 
Elbasanin super qytet, do apo sdo opozita dhe llumhanaja e PD-së në Elbasan. Por do e bëjme duke fituar sfidat që kemi përpara që janë votat.  Për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin sot është një votë kundër interesave të Shqipërisë. Historia do të dëshmojë që vendimi ynë për të çuar për skrap LSI-në është vendimi që i duhet Shqipërisë. Çfarë kërkon më Ilir Meta kur Partia Socialiste e bëri president, e bëri kryetar kuvendi. Sali Berisha dy herë kryeministër dhe dy herë president. Ilir Meta dhe Sali Berisha janë aty gati për të prishur gjithçka, ndërsa këtë dordolecin e kanë vetëm për tu fshehur”, tha ai.

Balla e mbylli fjalën e tij duke treguar se Elbasani ka nevojë që të jetë kryeqendra e fitores së Ps-së.

“Këto ditë do të trokasim në çdo derë elbasanlliu për t’iu folur me zemër dhe për nevojën që ka Elbasani për të qënë kryeqendra e fitores së 25 prillit” përfundoi ai.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur