Balla nga Elbasani: Kuvendi i Shqipërisë do i hedh poshtë të gjitha akuzat e Dick Marty! Basha ekspert i përbaltjes së luftës së Kosovës

Nga qyteti i Elbasanit, Taulant Balla tha se Kuvend do të hedhë poshtë të gjitha akuzat e që hidhen për Kosovën në raportin e Dick Marty, dhe këtë do e bëjnë nëpërmjet Komisionit të Posaçëm. Ai e cilësoi Bashën ekspert të përbaltjes së luftës së Kosovës.

“Basha ka qenë ekspert i përbaltjes së luftës së Kosovës. Nuk ka nevojë për lajme hidhëruese, por për solidaritet në respektimin e masave anti-COVID. Po hartojmë një dokument që do mund të ngrejë një komision të posaçëm që ka të bëje me një akt aspak shtetar të qeverise së vitit 2012 që në raportim e Dick Marty thuhej se në Shqipëri kishte një Shtëpi të Verdhë që dihet kush ka qenë. Pas raportit të Dick Marty ka pasur një investigim që nuk ka ndodhur asgjë në Shqipëri rreth asaj që është thënë. Kuvendi i Shqipërisë do qartësoje dhe do hedhë poshtë të gjitha akuzat e raportit te Dick Marty. Lulzim Basha të qartësojë rolin e tij në këtë histori. Në Kosovë ka patur genocid serb. Kundër luftëtareve të Kosovës janë ngritur palo akuza”, ka thënë Balla.


Lajmi kryesor:

Balla: Basha ka kasetën me ekzekutimet e fjalimet e serbëve nga masakra e Krushës! Iu dorëzua kur ishte punonjës i UNMIK! Publikoje sot se është provë kyçe për Kosovën


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë