Balla nga Fieri: Protesta e Berishës, kundër drejtësisë që po heton ’21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’, arrestimi i Alda Klosit, tregues se Reforma po jep rezultate

FIER- Nga Fieri, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se protesta e thirrur nga Sali Berisha në 11 shkurt nuk është gjë tjetër veçse një protestë kundër drejtësisë shqiptare, e cila ka nisur hetimet për “21 janarin” dhe “Gërdecin”.

“Protesta është gishti, ata duan që të bëjnë protestë për një gjë që nuk ekziston dhe frika e madhe që ka lidhur pas veprimeve të SPAK, ata mendojmë që do mbledhin disa njerëz që të trembin drejtësinë shqiptare, se drejtësia amerikane nuk trembet nga këto protesta, të presin drejtësinë amerikane që ta hetojë këtë çështje. Po thirrin protestë kundër SPAK, se protesta nuk është për McGonigal, këta duan një protestë kundër SPAK. Protesta është minim i demokracisë, se është kundër drejtësisë”, tha Balla.

Nga ana tjetër, në një kohë kur zyrtarja Alda Klosi ra në pranga, Balla u shpreh se ky është treguar se Reforma në Drejtësi po funksionon.

“Nuk komentojmë vendimet e prokurorisë. Rezultat i Reformës në Drejtësi. Po jep rezultate, duhet që rezultatet të jenë të bazuara dhe të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vet mjaft i ndërhyri politika drejtësisë”, tha Balla.

Për Ballën, çështja MCGonigal po përdoret nga opozita e Sali Berishës dhe Ilir Meta për të hequr vëmendjen nga ngjarjet që janë të përfshirë, si dosja e 21 janarit dhe Gërdecit.

“Kjo nuk trazon politikën, por shpirtrat e trazuar të copave të opozitës, nuk është çështje për Shqipërinë. Nuk ka asnjë lloj akuze që përfshin qoftë edhe një autoritet të vetëm shqiptar, përfshirë edhe Ramën, i cili ka pritur siç edhe pret një zyrtar të një vendi të tjerë, të SHBA, ka kërkuar një takim, është pritur dhe pas disa vitesh ky zotëria ka një problem tjetër. Po e lidh me hallin e vet të parave ruse dhe përpjekja për t’i shpëtuar këtij fakti që është fakt i vërtetuar botërisht. Duhet të ziejë dhe të bëjë sa më shumë zhurmë që t zbehë çështjet e veta, nuk i marrin dot qytetarët për budallenj, as Saliu dhe as aleatët e tij, të zbehësh hetimet për 212 janarin dhe Gërdecin”, tha Balla.

Duke folur për zgjedhjet e 14 majit, Balla si drejtues qarku i PS-së në qarkun e Fierit, foli me superlativa për 2 kryebashkiaktët, Armand Subashi dhe atë të Qerim Ismailaj, ndonëse ky i fundit i dënua pak ditë më parë nga GJKKO.

“Vendimi nuk është një vendim penal, pra zotëria në fjalë ka të drejtën e ushtrimit të detyrës dhe kandidimit, rasti i Qerim Ismailajt është rasti i mijëra emigrantëve shqiptarë ku për një rast banal, ka vuajtur pasojat e mungesës së informacionit që ka kryer një krim në shtetin fqinj, ai vijon të drejtojë Bashkinë e Mallakastër dhe ai e ka drejtuar me një frymë të re, kandidimi lidhet me një vlerësim, por unë mund ta them me vlerësim që nga Armando Subashi, te Qerim Ismailaj”, u shpreh deputeti i PS-së.

Balla tha se socialistët edhe pse në ditë pushimi, janë në punë, në ndryshim nga kundërshtarët që sipas tij “janë te vila në Lalz dhe që na vila shumë katëshe shumë dhomëshe, kanë probleme me drejtësinë bëjnë edhe komentet”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 04/02/2023 17:18

    Kujdes vrasësit , Taulant Daçiçi shqipfolës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja