Balla nga Selaniku: Kujt i ka marrë koka erë, me 30 qershor të bëjë plazh në Durrës (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ishte ditën e sotme në një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Selanik.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se edhe pse opozia nuk ka pranuar të hyjë në zgjedhje, PS ka kundërshtar më të fortë se në zgjedhjet e tjera.

"Këto zgjedhje pavarësisht se në dukje nuk kanë kundërshtar, kundërshtari ynë në këto zgjedhje është më i madh se në zgjedhjet e kaluara sepse për fat të mirë këtë herë na janë bërë të katër bashkë, edhe Saliu dhe Iliri edhe Monika dhe Luli."- thotë Balla.

Ndër të tjera, Balla deklaroi se presidenti Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyre dhe për shkak se ka thyer Kushtetutën ai duhet të shkarkohet nga detyra.

"Ne nuk i kishim numrat të zgjidhnim një president tjetër, por sot Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë. Ne ia dhamë përgjigjen të enjten në Kuvend, nëse Ilir Meta u zgjdh me 87 vota, me 100 vota i thamë zoti president ke thyer parimet bazë të Kushtetutës sonë, teksa Presidenti i Republikës nuk e ka asnjë lloj të drejte, nuk figuron në asnjë paragraf, në asnjë fjalë, fjala ç’dekret dhe patjetër që ne do ta institucionalizojmë atë që paragrafi i dytë i nenit 90 të Kushtetutës sanksionon, se çfarë ndodh kur presidenti thyen Kushtetutën, presidenti shkarkohet kur shkel kushtetutën”- deklaroi Balla.

Në fjalën përmbyllëse, ai bëri thirrje kundrejt atyre që nuk i pranojnë zgjedhjet e 30 qershorit, që të mos marrin pjesë në zgjedhje, por të shkojnë të bëjnë plazh.

"Është koha për t'ju kujtuar kujdo prej atyre që u ka marrë koka erë e që mund të çojnë ndërmend të pengojnë zhvillimin normal të zgjedhjeve, nuk ka pse merr veten në qafë, nuk ka pse merr familjen në qafë. Por, nëse nuk ka deshirë të marrë pjesë në zgjedhje, le të shkojë atë ditë të bëjë plazh në Durrës. Shqipëria do votojë më 30 qershor"- përfundoi kreu i grupit parlamentar të PS-së.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 16/06/2019 15:53

    30 qershorit Jane VOTIME te c dekretime nga presidenti keshtu o balle te gjithe ne plazh per te shijuar wikendin dhe me 29 qershor ne darker te gjithe ne proteste

    Përgjigju
    • Nuk: 16/06/2019 16:43

      Jo nuk je tironci ti qe shkrun kete kompliment po je shum larg maleve se tirona nuk ketkon remuje protestet beji te spia jote ok votimee fo behet dhe murupashfim

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë