Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se Shqipëria nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama është ngjitur në majën më të lartë të historisë së shtetit shqiptar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi krah kryeministrit Rama, Balla ka shkruar se transformimi i institucioneve, forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë procese që kanë fituar vëmendje dhe vlerësim të shtuar nga partnerët e vendit tonë, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.
Balla ‘thumboi’ edhe partitë opozitare, të cilat i quajti ‘humbës kronikë’, teksa shtoi se lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me sharje dhe vezë, por përmes institucioneve.
Për Ballën, koha e propagandës dhe e baltës politike nuk mund të ndalë rrugën Europiane të Shqipërisë, që tashmë sipas tij, ka hyrë në një fazë të re.
Reagimi i Ballës:
Me Edi Ramën Shqipëria është ngjitur në majën më të lartë të historisë së shtetit shqiptar. Sot Shqipëria nuk është më ajo e së shkuarës. Transformimi i institucioneve, forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë procese që kanë fituar vëmendje dhe vlerësim të shtuar nga partnerët tanë strategjikë, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.
Përballë këtij realiteti të ri, vazhdojnë zhurma politike e mediatike dhe rikthehen shpresat e humbura të humbësve kronikë. Por lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me retorikë, sharje apo vezë, por përmes institucioneve dhe një sistemi që po ndërtohet pikërisht për të garantuar më shumë transparencë, përgjegjshmëri dhe drejtësi. Ku seicili ka përgjegjësinë e tij civile, penale, morale. Kaq!
Koha e propagandës dhe e baltës politike nuk mund të ndalë rrugën tonë Europiane që tashmë ka hyrë në një fazë të re.
Lajmi kryesor:
Rama në OKB për rreziqet e IA: Jo frenim, por marrëveshje ndërkombëtare! Ky s'do të jetë shekulli i makinerisë! Narrativa për pushtimin e bregdetit shqiptar nga Izraeli nxiti protestat në Tiranë






