Balla: PD e regjistruar ende me
kryetar Sali Berishën
Deputeti socialist Taulant Balla është shprehur se reforma e plotë zgjedhore është ndryshimi i ligjit të partive.
TIRANE-Përveç Kodit Zgjedhor për socialistët duhet ndryshuar dhe ligji i partive politike, duke vendosur penalizime më të forta për subjektet jo korrekte. Si në rastin e PD-së që sipas Taulant Ballës në gjykatë nuk ka kryetar Lulzim Bashën, por Sali Berishën.
Gjatë një forumi të Shoqërisë Civile, bashkë kryetari socialist i Reformës zgjedhore është shprehur se pavarësisht se jemi në prag zgjedhjes, ka gati mbi 100 parti, ku shumë syresh figurojnë në emër te ish-kryetareve ku disa dhe kanë vdekur.
Edhe Partia Demokratike, forca politike e dyta më e madhe në Shqipëri, tha Balla, rezulton ende e regjistruar në emër të Berishës si kryetarë.
“Reforma zgjedhore është ndryshimi i ligjit të partive. Ne jemi fokusuar vetëm tek financat, por transparenca ka dhe aspekte të tjera. Nga mbi 100 parti, rreth 20 duhet të ishin çregjistruar pasi kryetarët kanë vdekur dhe nuk kanë bërë ndryshim. Partia e dytë në Shqipëri, PD, është akoma e regjistruar në emër të Berishës si kryetar”, tha Balla.
Listat e HapuraPo kështu Balla u shpreh kundër listave të hapura. Kjo do të penalizonte tha ai në radhë të parë, gratë.
“Nëse aplikohen listat e hapura, fleta e votimit do të ishte si një libër 66 faqe. Po kështu do të pnealizonte gratë. Nëse aplikohen nuk do të ketë më shumë se 3 gra.”
Kurse lidhur me numërimin elektronike, Balla theksoi se; “Unë dhe Petrit Vasili nuk jemi kundër numërimit elektronik, por këtë ma lini ta diskutoj me kolegët në komision”.
Kreu i
KQZ, Dena Biba u shpreh skeptik për listat e hapura.
“Jam shprehur skeptik për listat e hapura. Në rastet e listave të shqyera, sërish do kishim prezencë personazhesh jo aq pozitive. Njerëz me lekë dhe pushtet rajonal do përplaseshin edhe brenda listës”.
Nga ana e tij, Petrit Vasili u shpreh se partitë politikë kanë vështirësi teknike, por kjo zgjidhet.
“Partitë nuk janë sterile. Kanë sëmundje foshnjarake që duhet të kishin kaluar, por ama kanë zgjidhje”, tha Vasili.
DekriminalizimiI ndalur tek Dekriminalizimi, Biba tha se zor se mund të ketë konstituim të parlamentit në kohë se zor se mund të kalohen në sitë 7 mijë kandidatë.
“KQZ nuk ka kapacitete”, tha Biba.
Redaksia Online
(d.b/B.K/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
46.6%
-
Trump
51%
-
S'kam mendim
2.3%
Vota total: 6238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45
-
Komisioni Rregullator/ KQZ lehtëson Kushtet për votën e Diasporës, thjeshtohet provimi i banimit në adresën jashtë vendit: Sillni ç’të keni!
1 Nëntor, 13:17
-
Vota e diasporës/ Regjistrimi në zgjedhje edhe me ID të skaduar! Nano për Report TV: Askush s’mund të regjistrojë dikë tjetër
24 Tetor, 18:12
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ miraton rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve
23 Tetor, 19:26
-
Vota e diasporës, dështon për herë të dytë miratimi i rregullores në KQZ! ‘Mollë sherri’ pasaportat e skaduara (VIDEO)
19 Tetor, 14:54
-
Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen, KQZ i jep mandatin e deputetit Erjon Mekës
18 Tetor, 14:11
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ KQZ në alarm për votën e emigrantëve: Nuk del koha, asnjë operator s’e merr përsipër në më pak se 30-45 ditë! Ja si mund të realizohet
18 Tetor, 12:49
-
Zgjedhjet 2025/ ‘Krizë’ për votimin e numërimin elektronik! PD kundër: S'e duam! KQZ ofron Durrësin e Elbasanin! PS e LZHK preferojnë Tiranën
18 Tetor, 12:46
-
SPAK e akuzon Leonard Hiden për ‘shpërdorim detyre’ kur ishte shef Krimesh, KQZ do lejojë kryebashkiakun e Libohovës të mbajë mandatin (DOKUMENTI)
16 Tetor, 14:13
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ propozon votim dhe numërim elektronik në Elbasan dhe Durrës! PS e LZHK: Shtoni dhe Tiranën, qarku më i madh! PD pa përgjigje
16 Tetor, 11:55
-
‘Dezinformimi’, KQZ kërkon më shumë ‘fuqi’ për të hetuar financat e paligjshme të partive: Ndryshoni Kodin Zgjedhor! Braçe: Lumë i madh parash të huaja
16 Tetor, 09:46
-
KQZ kërkon nga Kuvendi 393 punonjës shtesë për zgjedhjet e pranverës 2025
14 Tetor, 15:40