Në përgjigje ndaj Blendi Himçit për protestën që po zhvillohet jashtë Kuvendit, Taulant Balla tha se është e organizuar nga drejtuesit e partive “Shqipëria Bëhet”, “Lëvizja Bashkë” dhe “Mundësia.” “3 dështakë” i quajti Balla që u mprehën për t’u bërë kryeministra, ndërsa një pjesë e protestës udhëhiqet nga Dritan Goxhaj, për të cilin u shpreh se duhet hetim i thelluar.
“Kjo nuk ka lidhje me protestën e vërtetë. Sot para Kuvendit të Shqipërisë kanë ardhur ithtarët, anëtarët, shërbëtorët, çantëmbajtësit e Arlind Qorit, Adriatik Lapajt dhe Gone Shehajt. Këta kanë ardhur për hesapet e tyre. Këshilla ime dhe e shumë të tjerëve ka qenë mos i lini partitë e vockla t’ju vjedhin protestën, kjo është pjesë e orkestruar nga 3 dështakë politikë. Njëri u mpreh që do bëhej kryeministër soli tezen, dy të tjerët mbajtësin e çantës. S’janë djemtë e vajzat që hynë në betejë për të mbrojtur flamingot. Ka një pjesë të drejtuar nga Dritan Goxhajn që jo vetëm duhet të ndalohej nga policia, por duhet të hetohet thellësisht nga policia”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
Debate në Kuvend për protestën, PD: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve! PS: Linja terroriste e Iranit sulmoi policinë, Goxhaj të hetohet







