Ka qënë me të vërtetë i ashpër deputeti socialist Taulant Balla në lidhje me debatin që ka shpërthyer tërë këto ditë në lidhje me praninë ne politikë dhe në qeveri të spiunëve të sigurimit të shtetit, por dhe të lidhjeve me noimenklaturën komuniste. Akuzave të Presidentit Topi e ish-deputetit të PD, Biberaj për praninë e ish-spiunëve në qeveri e grupin e PD, u është shtuar dhe deputeti socialist Balla. "Nëse do të hapeshin dosjet Sigurimit të Shtetit në këto momente, Kryministri dhe disa ministra do të jepnin dorëheqjen menjëherë. Mund të na ngelte dhe Kuvendi pa kryetare", ka deklaruar deputeti socialist Balla. Deklaratë e cila ka pasuar jo vetëm akuzat e ish-eksponentëve të lartë të PD, por dhe të debatit të tij në sallën e Kuvendit kohë më parë. Balla i ka bërë një pyetje Topallit, për përdorimin në media të një psudonimi. "Të lutem më hiq një merak mua e disa gazetarëve që kanë publikuar lista pseudonimesh. Çfarë lidhje ka dosja 'dezinjatorja' me Ju. Meqenëse ju keni deklaruar që të largohen spiunët nga Presidenca e Qeveria dhe sigurisht duke qenë se ti je bërë tashmë eksperte hetimesh për këdo në Shqipëri, gjyqtare, prokurore, presidente, deputete, na thuaj dhe ne kush janë spiunët në Qeveri e Presidencë", tha Balla. "Ju jeni përpjekur të abuzoni, të shpifni. Ky Kuvend duhet t'i mbyllë gojën atyre që shpifin, ndoshta do shikonin pak përpara brenda familjes së tyre. Në asnjë institucion s'duhet të punojnë njerëz me dosje, aq më tepër në sistemin e drejtësisë, njerëz që kanë marrë pjesë në gjykata politike apo për të mbuluar problemet e tyre apo të familjarëve", tha Topalli.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)











