Monitoruesit e Këshillit të Europës në Tiranë, Spiropali: Dalja nga monitorimi, rezultat i reformave! Balla: Prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Monitoruesit e Këshillit të Europës në Tiranë, Spiropali: Dalja nga monitorimi, rezultat i reformave! Balla: Prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ministri Taulant Balla

TIRANË- Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropalit dhe ministri Taulant Balla u krenuan me arritjet e Shqipërisë, e cila ka dalë tashmë nga lista e monitorimit të KiE-së.

Spiropali tha se dalja e Shqipërisë nga lista e vendeve nga lista e vendeve në monitorim dhe vendosja në proces post- monitorimi erdhi si rezultat i reformave të ndërmarra. Spiropali po ashtu rikonfirmoi angazhimin e Kuvendit për të udhëhequr procesin e reformave dhe progresin e Shqipërisë në respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve që burojnë nga ky status i ri në organizatën prestigjioze të Këshillit të Europës.

“Çështjet kryesore që kanë mbajtur Shqipërinë me status nën monitorim të plotë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, në mënyrë të përsëritur kanë qenë reformat gjithëpërfshirëse në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, reforma administrative-territoriale, ligji për mbrojtjen e pakicave, reforma zgjedhore, liria e medies, reforma në administratën publike”, tha Spiropali.

Ndërkohë, ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla thotë se prioriteti i qeverisë shqiptare është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ministri Balla mbajti fjalën në mbledhjen e Komisioni të Monitorimit të AP i Këshillit të Europës në Kuvend.

Balla thotë se reforma e gjyqësorit ka treguar se është e rëndësishme për rritjen e integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Ministri theksoi se SPAK po jep rezultate konkrete.

“Reforma e gjyqësorit, përfshirë vettingun, kanë treguar që janë të rëndësishme në rritjen e integritetit, pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Ndërkohë që festojmë arritjet e mëdha jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi pata. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet për qeverinë shqiptare. Krijimi i Ministrisë së Shtetit për Administratën publike dhe antikorrupsionin, tregon qartë angazhimin e fortë të qeverisë për të adresuar çështjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e administratës publike. Institucionet si SPAK dhe BKH, janë krijuar dhe tashmë po japin rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit”, tha Balla.

Edhe pse Shqipëria ka bërë përparim në rrugëtimin europian, ministri Balla u shpreh se kemi ende detyra. Sa i takon anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, ai e cilëson një gur themeli në rrugëtimin europian.

“Është bërë përparim i madh këto vite, është një moment krenarie por edhe për të kujtuar përgjegjësitë tona ndërsa përpiqemi të konsolidojmë institucionet tona demokratike. Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Europës ka qenë një ‘gur themeli’ për udhëtimin tonë demokratik. Këshilli ka qenë shumë i rëndësishëm për të na mbështetur përmes këtyre reformave, veçanërisht në fushën e gjyqësorit, të drejtave të njeriut dhe përpjekjet në luftën kundër korrupsionit”, vijoi Balla.

Synimi i qverisë është integrimi i Shqipërisë në BE deri në 2030, dhe kjo sipas Ballës është përkthyer detyra konkrete.

“Nën drejtimin e Ramës kemi punuar pa pushim për të përshpejtuar politikat tona kombëtare me normat dhe politikat europaine. Së pari përparimi i gjyqësorit për të siguruar shtetin e së drejtës, zgjerimi dhe rritja e integritetit institucional, nxitja e qeverisës së mirë duke zbatuar reforma gjithëpërfshirëse në administratë, forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut përmes masave legjislative.

Vizioni ynë që Shqipëria të anëtarësohet në Europë deri në 2030 është përkthyer në plane, detyra. Gjatë kohës që Shqipëria ecën drejt integrimit në BE, angazhimi ynë për vlerat e Këshillit të Europës bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm”, vijoi Balla.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partia: 02/12/2024 16:16

    Balla luftë krimit te organizuar. Uahahahahahahahaahaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër