Kryetari i Grupit Parlamenrar të Partisë Socialiste Taulant Balla, njëherësh dhe drejtues politik i PS për Qarkun e Elbasanit ka publikuar në rrjetin social Facebook një mesazh që ka marë nga një qytetar i Librazhdit pas vizitës se presidentit Ilir Meta.
“Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një̈ trastë me dekorata në sedijen e pasme!”, shkruan qytetari, teksa thekson se të gjithë̈ kishin mbetur të habitur nga fakti që Presidenti sot ka marrë në telefon dikë per t'i dekoruar gjyshin e ikur nga kjo botë para shume vitesh.
Balla në përgjigjen që i ka kthyer qytetarit i ka kërkuar të mos habitet, pasi nuk i dalin numrat e të gjallëve Monës se ka vdekur LSI e 2017-ës dhe s'ka ç'bën edhe Likja se duhet të ngjallë të vdekurit...
E forte kjo.
Përgjigju