TIRANE - Partia Socialiste ka vazhduar për të pestën ditë radhazi të denoncojë deklarimin e pasurisë së familjes së Kryeministrit Berisha. Në një konferencë për shtyp ditën e sotme deputeti i Ps-së, Taulant Balla deklaroi se pasurisë prej 313 milionë lekë në vit të çiftit
Argita Berisha-Jamarbër Malltezi i është shtuar një apartament, një dyqan dhe një garazh që sipas deklaratës së tyre i kanë fituar nga trashëgimia e gjyshes dhe motrës së gjyshes. Në këtë mënyrë balla theksoi se pasuria e vajzës dhe dhëndrit të Kryeministrit shkon në 600 milionë lekë në vit.
“Pasuria prej 313 milionë lëkë në vit është shtuar më një apartament, një dyqan, një garazh nga trashëgimia e gjyshes dhe motrës së gjyshes. Çifti Argita Berisha e Jamarbër Malltezi nga paga si mësues, nga qeraja dhe nga trashëgimia e gjyshes dhe motrës së gjyshës arrin në rreth 600 milionë lëkë”, deklaroi Balla.
Më tej deputeti socialist ka kërkuar nga ILDKP të sqarojë këtë deklaratë të pasurisë, por edhe Drejtorise së Tatimeve të zbardhë nëse ky çift ka paguar tatimin mbi të ardhurat.
“Kërkojmë nga ILDKP sqarime pikërisht për këto të dhëna që Jamarbër ka depozituar në deklaratën e pasurisë, ku thotë se paska përfituar një apartament, një dyqan, një garazh nga trashëgimia e gjyshes dhe motrës së gjyshes. Kërkojmë nga Drejtoria e Tatimeve të na zbardhë nëse ky çift ka paguar tatimin mbi të ardhurat”, tha deputeti i PS-së.
Në fund të deklaratës së tij deputeti i PS-së duke supozuar se vajza dhe dhëndri i Kyeministrit i kanë paguar detyrimet tatimore, me taksën e sheshtë të vendosur nga qeveria aktuale paguajnë 10 milionë më pak, krahasur me taksën progresive të 2007.
“Sot po supozojmë se i kanë paguar detyrimet tatimore. Ky bllok i ri blu është duke bllokuar zhvillimin e vendit. Sot një familje biologjike dhe politike është duke u pasuar në kurriz të familjeve të ndershme shqiptare. 70 milionë lekë në vit fiton Jamarbër Malltezi si mësues. I bie që ka një rrogë 5.8 milionë dhe me taksën e sheshtë ky paguan 10 %. Nëse do të ishte në fuqi taksa progesive e 2007 do duhet të paguante 9 milion e 894 mijë lekë. Ndërkohë ky paguan shumë më pak me taksën e sheshtë të miratuar nga gjyshi. 12 milionë në lekë në muaj paguhet nga mësimdhënia Argita Malltezi dhe paguan 10 % nga 18,6 % që duhet të paguan me taskën progresive. 10 milionë lëkë më pak për shtetin. Taksa e sheshtë e kësaj qeverie të bllokut blu i takson më shumë qytetarët. Një mësues i thjeshtë me taksat e miratuara nga Sali Berisha paguan më shumë sesa vajza dhe dhëndri i tij, të cilët paguhet njëra 12 milionë lekë në muaj dhe dhëndri 7 milion lekë në muaj. Kjo është Shqipëria e Sali Berishës ku ligjet ndryshojnë në interes të tij dhe shqiptarët vuajnë korrupsionin dhe varfërinë”, theksoi Balla.
Redaksia online(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67%
-
Të gabuar
22.6%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 1356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
E akuzoi se mori 500 mijë €, SPAK nis hetimin dhe thërret Argita Malltezin! Vajza e Berishës duhet të vërtetojë akuzat ndaj Irena Gjokës
9 Janar, 08:53
-
Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli
6 Janar, 21:14
-
Familja Berisha kundër reformës, 2 konferenca në 1 ditë: Gjyqtarët e KiE rrëzuan vetingun! Opinioni: Duhet kur mungon shteti i së drejtës
20 Dhjetor 2024, 17:08
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor 2024, 19:53
-
Frrok Çupi: Rasti i Irena Gjokës si frymë ‘mos e shtro zverkun’ ndaj Berishës
19 Tetor 2024, 18:18
-
E akuzoi se ka marrë 500 mijë euro, gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë SPAK: Hetoni deklaratat e Argita Berishës
19 Tetor 2024, 11:30
-
Evi Kokalari: Argita, merr një këshillë miqësore nga unë - rrini në shtëpi me hallet tuaja, shqiptarët s'ju kanë asnjë borxh!
7 Tetor 2024, 18:27
-
DOSJA PARTIZANI / Ja pikat kryesore që familja Berisha kundërshton nga akuzat e ngritura nga SPAK
23 Shtator 2024, 14:50
-
'Shtresë e mesme' por me vila në Europë: Reagimi i Mero Bazes ndaj deklaratave të Argita Berishës
21 Shtator 2024, 15:43
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator 2024, 12:27