Balla takim me ish-kryeministrin grek Jorgos Papandreu, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh mes vendeve dhe dialogu politik

Balla takim me ish-kryeministrin grek Jorgos Papandreu, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh mes vendeve dhe dialogu politik

Taulant Balla dhe ish-kryeministri grek Jorgos Papandreu

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla priti ish-kryeministrin grek Jorgos Papandreu, i cili ndodhet në Tiranë në cilësinë e delegatit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit, lidhur me prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke vënë theksin te rëndësia e dialogut politik, bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme fqinjësore.

Si ish-kryeministër dhe ish- ministër i Jashtëm i Greqisë, Papandreu sot deputet në parlamentin grek, mbahet mend për politika pro-shqiptare.

"Gjithmonë kënaqësi të takohem me një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Greqi si ish-kryeministri, Jorgo Papandreu",deklaroi ministri Balla.

Ministri vlerësoi rolin e Papandreu si një zë i fuqishëm për integrimin evropian dhe stabilitetin në Ballkan, duke theksuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj një vizioni të përbashkët për një rajon më të bashkuar dhe të zhvilluar bazuar në raportet e fqinjësisë së mirë.

Ky takim nënvizoi edhe një herë rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe kontributin e tyre për stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet