Shpërthimi në Zubin Potok Ambasadori Hovenier: ShBA s’është në gjendje të thotë kush qëndron prapa sulmit në veri, është ende herët

Shpërthimi në Zubin Potok Ambasadori Hovenier: ShBA s’është në gjendje të thotë kush qëndron prapa sulmit në veri, është ende herët

Jeff Hovenier

Ambasadorët e QUINT-it i shkuan në zyrë Albin Kurtit pas fundjavës së tensionuar që solli shpërthimi në Zubin Potok në kanalin e Ibër Lepencit. Diplomati amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se SHBA mbështesin hetimin dhe se autorët duhet të identifikohen e dënohen.

“Deri në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara nuk janë në një pozicion për të përcaktuar se kush qëndron pas sulmit.

Nuk jemi në një pozicion për të përjashtuar ndonjë grup të caktuar, shtet apo ndonjë gjë tjetër. Është ende herët, por ende nuk e dimë”, tha Hovenier për gazetarët.

Më tej Hovenier thkeson se është me rëndësi që autorët të identifikohen dhe dënohen 

"Mendojmë se është e rëndësishme që ata të cilat janë përgjegjës, të identifikohen dhe mbahen përgjegjës. Këto akte të dhunshme janë të paafalshme dhe e vendosin Kosovën dhe qytetarët në rrezik", shtoi Hovenier.

Kanali i ujit Ibër-Lepencit në veri të Kosovës që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj u hodh në erë mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Asnjë emigrant në Gjadër, aktivistët zhvendosin protestën te Kryeministria: Marrëveshja me Italinë ilegale

Asnjë emigrant në Gjadër, aktivistët zhvendosin protestën te Kryeministria: Marrëveshja me Italinë ilegale