Balla takim me strukturat e Policisë në Elbasan: Forcat e rendit duhet të qëndrojnë vetëm në krahun e qytetarëve

Balla takim me strukturat e Policisë në Elbasan: Forcat e rendit duhet të qëndrojnë vetëm në krahun e qytetarëve

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë Vendore të Elbasanit deklaroi se forcat e rendit duhet të qëndrojnë vetëm në krahun e qytetarëve.

"Jam këtu për t’ju udhëhequr, duke ju dëgjuar, duke ju mbështetur dhe do të zbres vetë të kërkoj përgjegjësinë në çdo zyrë e Komisariat. Kërkoj nga ju angazhim si asnjëherë më parë në Elbasan në luftën kundër krimit. Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore me të 'fortët' e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i Policisë kundër tyre, është kundërvënie ndaj shtetit", theksoi Balla.

Sipas tij, çdo drejtues apo punonjës në rolin bazë që tradhëton Policinë në misionin  e saj, nuk do të ketë vend në radhët blu.

"Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka në Policinë e Shtetit", deklaroi ministri i Brendshëm Balla.


Lajmi kryesor:

Balla në Durrës takon policët rrugorë: S’jeni gjahtarë gjobash! Nëse një shofer s'vendos rripin, pyeteni çfarë halli ka


Ora 12:35
Balla takim me strukturat e Policisë në Elbasan: Forcat e rendit duhet të qëndrojnë vetëm në krahun e qytetarëve
  • M.T/r.k./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      28 Nëntor, 09:20

      A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



    ×

    Lajmi i fundit

    Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren

    Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren