Balla takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit: Po çmontojnë grupe kriminale të përfshirë në trafiqe e pastrim parash

Balla takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit: Po çmontojnë grupe kriminale të përfshirë në trafiqe e pastrim parash

Foto: Taulant Balla priti sot Todd D. Robinson

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Gjatë takimit, Balla informoi se prioritet mbetet goditja e grupeve kriminale  dhe se në bashkëpunim me SPAK e prokuroritë u çmontuan grupe të përfshira në ngjarje të rënda, si vrasje trafiqe a pastrime parash.

Gjithashtu falënderoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit për bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese dhe programet e asistencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, INL, ICITAP dhe DEA.

 “Me mbështetjen e tyre kemi përmbyllur me sukses një sërë operacionesh hetimore të përbashkëta, zhvilluar trajnime të punonjësve të policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe kemi ngritur kapacitete në fushën e sigurisë kibernetike. Lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritet kryesor dhe goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intensifikohen çdo ditë. Hetime komplekse në bashkëpunim me SPAK apo prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në rrethe po çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda, si vrasje trafiqe a pastrime parash. Falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Interpol po punojmë çdo ditë për t’i dhënë fund të pandëshkueshmërisë, duke gjurmuar, lokalizuar dhe kapur persona në kërkim ndërkombëtar, kudo që ndodhen”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Balla konfirmoi se do të vijohen përpjekjet për përmirësimin e rezultateve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore përmes Mekanizmit Kombëtar të Referimit, me kontributin e institucioneve të drejtësisë, organeve ligjzbatuese dhe shoqërisë civile.


Lajmi kryesor:

Ndihmës Sekretari amerikan takon Dumanin e përfaqësues të drejtësisë: T’i japim fund pandëshkueshmërisë, SHBA krah jush


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!