'Kapedani' i restauruar, në programin e TIFF-it

'Kapedani' i restauruar, në programin e TIFF-it

Filmi 'Kapedani'

Në ditën e kujtimit të 88-vjetorit të lindjes së aktorit Albert Vërria (1936-2015),  Arkivi Qendror Shteteror i Filmit njoftoi se premiera e variantit të restauruar të filmit “Kapedani”, do mbahet si pjesë e programit TIFF Classics të Tirana International Film Festival (TIFF).

Filmi do të shfaqet më 24 shtator 2024, ne Kinema Millennium, me titra në anglisht.

Restaurimi digjital i filmit “Kapedani” u bë i mundur falë projektit “Sezoni i Filmave Klasikë”, një nismë e ACE- Association des Cinematheques Europeennes, me mbështetjen e Programit Creative Europe – MEDIA.

“Kapedani” është restauruar nga Dabimus srl – një spin-off i Universitetit të Barit “Aldo Moro”, nga elementët origjinalë negativë 35 mm të skanuar në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

“Kapedani” mbetet një nga prodhimet më të mira të Kinostudios “Shqipëria e re”. Në një material rreth filmit, AQSHF shprehet se historia e luftëtarit me mustaqe të bardha Sulo, i cili niset nga fshati i tij për në kryeqytet për të zbuluar se pse grave u janë dhënë të njëjtat të drejta si burrat, zë ende vend të rëndësishëm në kujtesën kolektive të shqiptarëve dhe transmetohet rregullisht nga televizionet kombëtare. “Një pjesë e arsyes për qarkullimin e vazhdueshëm të këtij filmi mbase është edhe fakti se “Kapedani” paraqitet shumë ndryshe nga filmat e tjerë të kohës të mbushur me kufizime të ngurta stilistike dhe tematike. Në fakt, filmi hapet me një sekuencë në të cilën Sulo krenar imagjinon të përballet me armiqtë e Shqipërisë, që nga turqit osmanë deri te nazistët, të përzierë në të njëjtën fushë beteje. Imagjinata dhe komedia nuk ishin lëndë e artit socialist dhe ky film inovativ konsiderohet si kulmi tragjik i një liberalizmi befasues para se qeveria komuniste e kohës të vinte kufizime të forta mbi lirinë artistike”, thuhet nga AQSHF./ atsh

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 62 vjeçarit Enver Balla prej të birit/ Arrestohet bashkëpunëtori, ndihmoi në transportimin e viktimës tek pusi ku u gjet i pajetë (EMRI)

Vrasja e 62 vjeçarit Enver Balla prej të birit/ Arrestohet bashkëpunëtori, ndihmoi në transportimin e viktimës tek pusi ku u gjet i pajetë (EMRI)