Balla ‘thumbon’ Kryemadhin dhe Gazment Bardhin: Asnjë nënë, grua apo vajzë nuk ua beson votën në Elbasan

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit , Taulant Balla ka patur një takim sot me vajza dhe gra të Përrenjasit. Gjatë takimit Balla nuk ka kursyer thumbat dhe sulmet për konkurrentët e tij në qarkun e Elbasanit më 25 prill, Monika Kryemadhin dhe Gazment Bardhin duke thënë se asnjë grua apo vajzë nuk ua beson votën atyre.

“Përrenjasi i ka provuar edhe PD edhe LSI në drejtimin vendor. Ne këtu qeverisim prej një viti e gjysëm. Populli i Përrenjasit di ta bëjë diferencën. Unë nuk besoj që ka një nënë apo vajzë në Përrenjas që mund t’ja besojë votën Monika Kryemadhit. Shqiptarët i njohin kush janë dy familjet që e kanë marrë Shqipërinë peng këto 30 vite. Mjaft më! A mundet të besojë dikush se Monika Kryemadhi apo Gaz Bardhi mund të bëjnë diçka për Përrenjasin?”, tha  Balla.

Gazment Bardhi drejtues qarku i PD dhe Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI do të garojnë në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prillit, ku kryesojnë listën. Ndërsa në listën e PS e para në Elbasan është Evis Kushi, dhe sigurisht edhe Taulant Balla që është edhe drejtues i qarkut, që sipas urdhrit të Ramës pritet që të renditet në kufirin e objektivit të marrjes së mandateve në atë qark.

 

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    7 dite para zgjedhjeve, a ju janë ofruar para ose favore në këmbim të votës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

’Pa Gjurmë’/ Zhdukja e Bleona Matës reagon nëna e Begzim Isës: Vajzën nuk e rrëmbeu im bir, por gjejeni…