Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale 89-vjetorin e lindjes së profesor Servet Pëllumbit, ish-nënkryetar i Partisë Socialiste dhe një nga figurat historike të saj.
Në mesazhin e tij, Balla vlerëson rolin drejtues të Pëllumbit në periudha të vështira për vendin, si Referendumi i vitit 1994 dhe Zgjedhjet e Majit 1996, duke theksuar kontributin e tij në konsolidimin e jetës parlamentare dhe politike.
“Profesor Serveti e mbylli aktivitetin e tij politik si Kryetar i Kuvendit në vitin 2005, ku krijoi një model të respektuar drejtimi”, shkruan Balla, duke nënvizuar trashëgiminë institucionale dhe njerëzore që ai ka lënë pas.
Ish- kryetari i parlamentit, Servet Pëllumbi konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të së majtës shqiptare pas viteve ’90, me një rol të spikatur në jetën akademike dhe parlamentare të vendit.
Komente












