Balla-Berishës: Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës, jetim që s’i shkon njeri mbrapa, gënjen pa pikë turpi! Do protestë që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë

 

Taulant Balla i është përgjigjur Sali Berishës, të cilit iu referua si mjeku varkëtar i Enver Hoxhës që ka mbetur jetim se s’i shkon njeri nga mbrapa. Për thirrjet për protestë që bëri nga foltorja e Kuvendit, Balla thotë se kundërshtari politik kërkon që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë.

“Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës dhe familjes së tij, i ngelur jetim që nuk i shkon mbrapa më askush dhe sic e thashë në mëngjes, ju jeni të gatshëm të tërhiqni ose të gënjeni këdo, mjafton të bëhen 10-15 veta për një protestë.  Gënjeu pa pikë turpi si e ka zakon për pagat. Një mjek specialist në Gjermani paguhet 146 mijë euro në vit. Këtë nuk e arrijmë dot.

Interesi kombëtar publik është shëndeti dhe kujdesja për qytetarin e cdo vendi. Na duhet të garantojmë qoftë banorëve të Vicidolit e Konspolit, shëndet publik. Prandaj duhet mjeku e infermieri. Zotëria thotë do dal në protestë sepse dua që me paratë e taksapaguesve të prodhojmë mjekë për Gjermaninë. Ne themi duhet të prodhojmë mjekë për Shqipërinë dhe të garantojmë interesin publik.

Ne do e bëjmë. Ky projektligj do kthehet në ligj në datën 20 korrik. Është rasti më i mirë që të mos bini pre e një keqinformimi, një budallallëku që t’i shkoni nga mbrapa disa zërave që thonë po shkelet. Nuk po shkelet Kushtetuta”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

Pr.ligji për mjekët e rinj, Kuvendi e kalon me ‘urgjencë’! Opozita: Eksodi nuk ndalet me dhunë, duhen politika! Balla: Shqiptarët u paguajnë studimet, jo që të ikin


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër