TIRANË- Ndërsa jashtë oborrit të parlamentit, studentët e mjekësisë protestonin, brenda sallës së Kuvendit, nuk u shmang diskutimi për projektligjin që i ngriti ata në revoltë. Që në nisje të seancës, me votën vetëm të së majtëve, (64 pro dhe 24 kundër) u vendos kalimi me procedurë të shpejtuar i projekt-ligjit që obligon studentët e mjekësisë që fillojnë këtë vit të punojnë për 5 vite në Shqipëri pas diplomimit.
Projektligji për Studimet në Mjekësi do të diskutohen vetëm në komisionin për Edukimin si komision përgjegjës dhe në atë të Ligjeve si komision për dhënie mendimi ndërsa miratimi pritet të bëhet brenda korrikut.
Kaq mjaftoi që opozitarët, të cilët gjithsesi nuk iu bashkuan për asnjë çast protestës së studentëve, vetëm pak metra larg tyre, të akuzonin se qeveria po ndërmerr një hap, që nuk i shërben as mjekëve dhe as studentëve të mjekësisë. Me sallën e boshatisur nga kabineti qeveritar, Taulant Balla mori përsipër të shpjegojë se projektligji për studentët e mjekësisë ka vetëm një synim: të prodhojë mjekë për vendin, jo për Evropën.
Nuk la pa u përfshirë në diskutim edhe kreu i Rithemelimit, Sali Berisha që apelin për protesta nga gjimnazistë e studentë e pasoi me një kërcënim për Taulant Ballën. Jashtë sallës, Berisha pranoi se nuk do t’i bashkohej protestës së studentëve, pasi sipas tij prania e tij nuk kishte rëndësi.
Nga ana e qeverisë kjo vendimmarrje për studentët e Mjekësisë është konsideruar e domosdoshme dhe urgjente për të ndalur ikjen e mjekëve dhe se kostot e studimeve paguhen nga taksat e shqiptarëve. Sipas Ballës, arsimimi i mjekëve është investim i taksapaguesve dhe vlerëson nismën e qeverisë.
Qeveria ka ndërmarrë një nismë ligjore me të cilën thotë se ka qëllim plotësimin sa më parë të nevojave për mjekë që ka vendi si dhe në sigurimin e ofrimit te shërbimit shëndetësor për periudhat ne vijim. Sipas pr/ligjit studentëve aplikantë në Mjekësi, por dhe ata që janë në vijim të studimeve u ofrohet mundësia të firmosë një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 2 – 5 vjeçare pas diplomimit. Nëse ata pranojnë ta firmosin marrëveshjen do të përjashtohen nga tarifat e shkollimit gjatë gjithë studimit gjithashtu do të kenë dhe disa përfitime të tjera sociale.
Klikoni këtu për të mësuar: Çfarë parashikon pr/ligji dhe tre skenaret. Nga ai më pesimisti tek realisti dhe më optimisti nëse ky pr/ligj miratohet.
(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socailiste, Taulant Balla, theksoi se nisma “Ballkani i Hapur” nuk ka përfunduar. Madje, sipas tij, është nga nismat më të suksesshme, ku aderon Shqipëria.
“Unë nuk di ku e keni dëgjuar ju dhe si keni arritur ju në konkluzionin që dikush nga ne, apo vetë Kryeministri të ketë thënë që “Ballkani i Hapur” është një iniciativë rajonale që ka përfunduar”,- tha Balla në nisje të fjalës së tij.
“Nisma e “Ballkanit të hapur” është një prej 72 nismave rajonale në të cilat është e angazhuar Shqipëria. As ka përfunduar, përkundrazi vijon dhe është një prej nismave rajonale më të sukseshme po të kemi parasysh, meqë na u kërkua rezultat konkret, hajdeni me mua nesër, shkojmë në pikat e grumbullimit në Lushnje dhe të pyesni eksportuesit shqiptarë se çfarë përfitimesh kanë nga ajo nisëm”,- tha Balla.
“Procesi i Berlinit, zonja Tabaku, është çatia nën të cilën gjenden të gjitha nismat rajonale. Shqipëria ka nderin të ketë presidencën e “Procesit të Berlinit”. Presidencën e parë të vendeve që janë përfshirë në këtë pro’ces. Dhe të këtu dua ta sqaroi, sepse nuk po ju sqaroi ju, pasi ju jeni ndoshta e sqaruar dhe bëni vetë sikur nuk jeni e sqaruar. Por po sqaroi opinionin publik. Vëmendja jonë edhe e qeverisë dhe në fakt edhe e jona këtu në Kuvendit e Shqipëirsë, duhet që gjatë këtij viti, deri në samitin e 16 Tetorit të fokusohemi tek çatia, që është procesi i Berlinit. Sa i përket nismave që mban brenda kjo çati, ku një ndër to është dhe “Ballkani i hapur” të jeni të sigurtë që ajo vazhdon dhe fakti është që edhe në Kuvendin e Shqipërisë, meqë pyetet çka ndodhur, kemi votuar marrëveshje apo ndryshim legjislacionin që lidhet me implementimin e “Ballkanit të Hapur”,- tha Balla.
Gjatë debatit në Kuvend për projektligjin për studentët e mjekësisë, Taulant Balla iu referua Sali Berishës si mjekun varkëtar të Enver Hoxhës. Në përgjigje të tij, Berisha tha se nuk e ka vizituar kurrë dhe ‘e kërcënoi’ që të mos e teprojë me deklaratat ose do i nxjerrë një histori që nuk është treguar më parë.
“Parafolës është shpifës i shpërfytyruar. Është një person që përfaqëson këtu klanet më të rrezikshme të vendit. Është një person i cili në dosjet e prokurorisë figurojnë dhjetëra kilometra të tëra telefonatash me vrasës trafikantë, përdhunues etj. Asnjëherë mos prisni kurrë që kjo rracë e shpifur që ka pushtuar parlamentin të mendojë ndryshe. Tani meqë e përmende atë xhaxhin tënd po ta them, se kam vizituar kurrë se nuk ka kërkuar.
Po vazhdove do tregoj historinë kur sekretari të nxirrte te qershia. Po e teprove ta them. Mos më nxit”, tha Berisha.
Taulant Balla i është përgjigjur Sali Berishës, të cilit iu referua si mjeku varkëtar i Enver Hoxhës që ka mbetur jetim se s’i shkon njeri nga mbrapa. Për thirrjet për protestë që bëri nga foltorja e Kuvendit, Balla thotë se kundërshtari politik kërkon që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë.
“Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës dhe familjes së tij, i ngelur jetim që nuk i shkon mbrapa më askush dhe sic e thashë në mëngjes, ju jeni të gatshëm të tërhiqni ose të gënjeni këdo, mjafton të bëhen 10-15 veta për një protestë. Gënjeu pa pikë turpi si e ka zakon për pagat. Një mjek specialist në Gjermani paguhet 146 mijë euro në vit. Këtë nuk e arrijmë dot.
Interesi kombëtar publik është shëndeti dhe kujdesja për qytetarin e cdo vendi. Na duhet të garantojmë qoftë banorëve të Vicidolit e Konspolit, shëndet publik. Prandaj duhet mjeku e infermieri. Zotëria thotë do dal në protestë sepse dua që me paratë e taksapaguesve të prodhojmë mjekë për Gjermaninë. Ne themi duhet të prodhojmë mjekë për Shqipërinë dhe të garantojmë interesin publik.
Ne do e bëjmë. Ky projektligj do kthehet në ligj në datën 20 korrik. Është rasti më i mirë që të mos bini pre e një keqinformimi, një budallallëku që t’i shkoni nga mbrapa disa zërave që thonë po shkelet. Nuk po shkelet Kushtetuta”, tha Balla.
Sali Berisha e cilëson ndëshkim për studentët projektligjin e qeverisë që të bëjnë 5 vite punë për të marrë diplomën e mjekësisë. Në fjalën e tij në Kuvend i bën thirrje studenteve të fakulteteve të tjera dhe prindërve që të mbështesin protestën e studentëve të mjekësisë.
“Sot ndërkohë që po flas, para parlamentit kanë ardhur në një protestë të ligjshme kundër një akti absurd që revokon kohëra të shkuara, më të zezat të këtij vendi. Ju me procedurë të përshpejtuar, pa asnjë konsultim keni sjellë këtu për të kaluar gjysmë fshehtas një ligj i cili ndëshkon çdo student, çdo të ri që diplomohet mjek në këtë vend. Me këtë ligj ju shkatërroni edhe bastionin e fundit të këtij sistemi jetik për qytetarët shqiptarë. Shkatërroni Fakultetin e Mjekësisë. Ky ligj i marrë hua nga Kuba aktuale bëhet gjoja në mbrojtje të shërbimit publik për qytetarët në zona periferike.
KLSH faktoi se vetëm në 1 vit keni vjedhur dhe shpërdoruar 138 miliardë lekë. Vetëm në një vit keni kryer shpërdorim ndërsa mund të rriteshin rrogat. Ju në vend se të përdorni stimulin, interesin e mjekut të ri për të shërbyer në zona në të cilat ka mundësi të marrë një rrogë më të madhe, ka mundësi të shpërblehet për një start më të mirë ekonomik në jetën e tij, ju i tregoni kamzhikun sot dhe i kërkoni në mënyrën më absurde që të firmosë se do shërbejë 5 vite në periferi apo Shqipëri dhe pastaj mund të largohet nga Shqipëria. Akt i tillë është i pashembullt. Ju u tallët me këtë sistem. Doni të shpartalloni Fakultetin e Mjekësisë. U bëj thirrje studnetëve të fakulteteve të tjera dhe prindërit që t’i mbështesin...”, tha Berisha.
Deputetja Flutura Açka i është përgjigjur Taulant Ballës, duke thënë se po i bëhet kurth nga Kuvendi sepse nuk ishin njoftuar për diskutim për studentët e mjekësisë dhe nuk janë të përgatitur. Ndër të tjera u shpreh se u kthye nga emigracioni për interesat e saj, jo sepse Shqipëria u bë vend më i mirë.
“Keni ardhur i përgatitur me letra Balla. Ne s’jemi përgatitur se nuk e dinim. E shoh si kurth që po bëhet. Balla s’ka qenë i shqetësuar kur janë mbyllur shkollat. S’keni marrë asnjë masë. Thashë pse projektligji duhet të bëhet i përshpejtuar. Balla s’kam ndejtur në Shqipëri se e keni bërë ju më të bukur por se ashtu kam dashur unë. Bëni Shqipëri të bukur e s’kanë nevojë studentët të largohen”, tha Açka.
Kryetarja e Kuvendi Lindita Nikolla është përplasur me deputete Albana Vokshi, në diskutimet për projektligjin për Universitetin studimet për Mjekësi.
Vokshi: Ku i keni çuar fëmijët tuaj për të studiuar? I keni çuar për të studiuar jashtë. Pse fëmijët tuaj e paskan këtë të drejtë dhe i ndaloni të rinjtë që të ikin të studiojnë?
Nikolla: Po flet përçart!
Vokshi: Nuk jeni konsultuar, nuk ka transparentë nuk është e turpshme është skandaloze!
Mazhoranca ka futur me procedurë të përshpejtuar për miratim projektligjin që pengon studentët e mjekësisë për tu larguar jashtë vendit. Ai u votua në Kuvendin e Shqipërisë me 64 vota pro dhe 24 vota kundër.
Ky projektligj do të diskutohet në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e informimit publik.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur Flutura Açkës duke thënë se e vlerëson vendimin e qeverisë dhe i thotë deputetëve se do motivojnë mjekët ashtu sic kanë motivuar ligjvënësit të lënë emigracionin për të kontribuar në Shqipëri.
“Besoj që të dyja bëhen bashkë dhe tejkalojnë interesat e vogla. Po ju jap një shifër, janë 1200 mjekë shqiptarë të cilët kanë përfunduar studimet qoftë ato universitare apo të specializimit në Shqipëri dhe sot nuk ia ofrojnë këtë shërbim qytetarëve shqiptarë.
Ky është një investim publik i Shqipërisë sonë të përbashkët. Ne duam që të mos mungojë mjeku. Për këtë na kanë sjellë shqiptarët këtu. Jam i sigurt që i shihni njerëzit si vota. Na duhet të kemi 2.6 mjekë për 1000 banorë. Jo vetëm që e përshëndes vendimin e qeverisë për ta përfshirë këtë politikë të rëndësishme për ta kuptuar dhe ju.
Ju jeni nga ato shembuj pozitivë se latë emigracionin për të kontribuar në Shqipëri. Na duhen mekanizma për të motivuar mjekët dhe për të plotësuar mungesat sipas nevojave. Është një investim publik dhe duhet t’i shërbejë qytetarëve. Ju s’keni për ta gjetur rrugën se mjafton dikush të tregojë pakënaqësi...
Kolegët tuaj shkonin me kobure për të kundërshtuar ndaj një këndi lojërash. Heroi Klevis Balliu bllokonte rrugën te Astiri. Mos u bëni mish për top për një gjë që i bën mirë një interesi publik. Jeni në këtë sallë për interesin e shqiptarëve”, tha Balla.
Deputetja e Partisë Demokratike Fltura Açka e ka cilësuar si ekstreme projektligjin e qeverisë studentët e Mjekësisë. Sipas Açkës, është masë drastike dhe se nuk është diskutuar me grupet e interesit.
‘Duhen marrë masa që djemtë tanë mos të na ikin por ne duhet ta bëjmë atdheun tonë të dëshirueshëm kjo është një masë shumë ekstreme dhe nxitimi juaj është shumë i pavend. Është një masë drastike. Nuk është konsultuar me grupet e interesit. Nuk ka pse të vijë në parlament me kaq nxitim. Gjëja e parë që ndodh është shkelja e të drejtave të njeriut dhe është e papranueshme që në të vendosim me dhunë pa krijuar mundësinë që pse i marrim këto masa. Jam për të marra masa që fëmijët mos të na ikin por jo me këtë forma absurde. E shoh pavend që ta kaloni me kaq nxitim këtë masë drastike ekstreme.’- tha Açka.
Sali varketari dhe ish komunist sigurisht qe nuk ka moral dhe ti vije turp kujtdo qe i vete nga pas. Por 1000 fish me shume ti vije turp kujtdo qe percjell ende vijen e komunizmit permes pjelleve direkt te byrose politike, si monstra hibride Rama.
PërgjigjuShashka alla Sali, me rrk dhe pis nuk behet, vete maloket duhet ta heqin qafe se i prish biografine
PërgjigjuE drejta qe shkruan ka shum te drejt
PërgjigjuPo riktheheni 30 vite pas. E keni pasut Shqiperine ne dore per 10 vitet e fundit. Ta njihnit problemin dhe te merrnit masat. Skane pse penalizohen nje grup i caktuar.
PërgjigjuKe sh te drejte. Qofte ke daja ska me. Po per qoftet ke daja keto 30 vjet, ke protestuar ti? Dmth me kete logjike, mjeket rrine 5 vjet ne shqiperi, nuk specializohen sepse do duan te ikin ne fund te 5 vjecarit dhe kete duan ta bejne jashte Shqiperise; teorikiaht shteti merr mjeke te pergjithshem per 5 vjet, te pamotivuar qe thjesht do japin rekomandime ne shenje vleresimi ndaj trajtimit te qeverise. O te cmendur, mjeku i sherben shoqerise dhe ska shoqeri ne bote ti jape urdhra e ultimatume, as ka pas e as ka per te patur. Eshte i lire ne ushtrimin e profesionit dhe do motivim, nuk behet me tortura. Thirrini mendjes se po prodhoni efektin e mungeses se specializimeve disa vite me pare.
ZOTERI ASNJE NUK PENALIZOHET...KUSH PAGUAN TAKSAT E DUHURA IKEN, KUSH E DO UNIVERSITETIN GRATIS DUHET TI SHLYEJ DUKE PUNUAR MBASI TE KETE MBARUAR. NUK KA ME QOFTE KE DAJA...
kur do te japi mend BANDITI sahale vicidol berisha...
PërgjigjuDikur cilido qe largohej ose perpiqej te largohej, ishte tradhetar, me sa duket tani qeveria nuk e ka fuqine ti shpalle tradhetar, por u mban dokumentat. Une propozoj qe cilido qe nuk punon 30 vite ne shqiperi mos ti jepet pashaporta.
Përgjigju