TIRANE- Deputeti i Shkodrës Tom Doshi ka vijuar dje serinë e ballafaqimeve në ambjentet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku është parë sy më sy me biznesmenin Ymer Lala.

Doshi dhe Lala, kanë shkuar në ambientet e prokurorisë rreth orës 10:00, dhe se ky ballafaqim është bërë me qëllim kryerjen e një përplasjeve të dëshmive në prani të palëve, për një takim që Doshi dhe Lala kanë pasur me njëri-tjetrin në fund të shtatorit.