Ballanca ‘la’ Avokatin e Popullit
për hyrjen në pallatin e Bashës

Ballanca ‘la’ Avokatin e Popullit<br />për hyrjen në pallatin e Bashës
Erinda Ballanca teksa votohej në Parlament si Avokate e Popullit, pas propozimit të PD në marrëveshjes Rama-Basha, ndodhej në Strasburg.

Në bazë të marrëveshjes Rama-Basha, Parlamenti i Shqipërisë votoi të hënën në mbrëmje Erinda Ballancën si Avokaten e re të Populli. Ajo mori 112 vota pro dhe 4 vota kundër.

Madje në Komisionin e Ligjeve, LSI e kontestoi emrin e saj, pasi anëtarët e kësa partie kërkuan prezencën e saj si dhe një dëgjesë me të, para se të votohej në parlament.

Ballanca ndodhej në Strasburg jo për qejf, as për çështje pune, por për hall personal.

Ajo është palë në një gjyq për pallatin e prishur në breg të detit në Vlorë në vitin 2013, nga INUK.
Pallati, apo ndryshe kompleksi ‘Jon’ që flitej si pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës, ishte ndërtuar në vitin 2010 me leje nga Bashkia e Vlorës, por godina shumëkatëshe u prish me vendim.

Sot ishte seanca dëgjimore, ku prezente ishte dhe Erinda Ballanca.

Erinda Ballanca, avokatja e ish-kryeministrit Sali Berisha që pretendon se kishte pronën e saj në kompleksin “Jon”, ka një lidhje shumë të ngushtë me kompaninë “G.B.A Konstruksion” që kishte kryer punimet në pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës.
 
Në të gjitha betejat ligjore që kjo kompani ka kryer me subjekte të tjera, por edhe veprime të ndryshme ligjore, Ballanca ka mbrojtur ligjërisht kompaninë në fjalë dhe vetë dy pronarët e truallit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufin. Një gjë e tillë, vërtetohet më së mirë në një proces gjyqësor ku “G.B.A Konstruksion” ka paditur

Asokohe zyrtarët e INUK u shprehen se objekti ishte tërësisht i paligjshëm dhe se duhet prishur, gjë që u konkretizua në dhjetor te vitit 2013.

hicka

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë