Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një tjetër njoftim në lidhje me çështjen e tifozit Ballist Morina i cili rrezikon të ekstradohet në Serbi.

Institucioni i futbollit në vend ka bërë me dije se presidenti Armand Duka ka patur një komunikim intensiv me kryeministrin Edi Rama dhe të dy bashkë janë interesuar pranë autoriteteve kroate për t’i gjetur një zgjidhje këtij problemi.

Njoftimi i FSHF-së
“FSHF vazhdon të ndjekë me shumë intensitet dhe angazhim maksimal procesin për mos ekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë. Presidenti Armand Duka ka patur një komunikim intensiv me Kryeministrin e vendit Edi Rama për këtë problem.

Kreu i Ekzekutivit së bashku me Presidentin e FSHF kanë marrë kontakt të vazhdueshëm edhe me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit.

Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme, por edhe në vijim janë parë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore për të mbrojtur një cështje të tillë”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com