Arrestimi i Ismail Morinës është në titujt kryesorë të mediave serbe. Prej ditësh gazetat më të mëdha të Beogradit janë marrë me ‘Ballistin’, por me arrestimin e tij ato kanë shprehur gjithë mllefin për atë që bëri në stadiumin ‘Partizani’ të Beogradit. 

“Terroristi Morina arrestohet me pistoletë serbe: kërcënuesi i Vuçiç përfundon në burg”, shkruan e përditshmja Kurir.

Teksa i referohen burimeve zyrtare të policisë shqiptare mbi arrestimin e Morinës me armë pa leje dhe 30 bileta, mediat serbe shprehin shqetësimin për një video që Ballisti ka publikuar dy ditë më parë. 

Autori i dronit në Beograd ka publikuar një biletë me emrin e tij, duke u shprehur se do të jetë i pranishëm në Elbasan Arena.

Duke publikuar foto të Morinës me lojtarë të kombëtares shqiptare, “Vecernje Novosti”, shkruan se përfaqësuesit e Shqipërisë fotografohen me të, dhe mbështesin veprimet e tij ekstremiste, në vend që të merren me sport.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)