Ballisti vjen fuqishëm: Do të jem
në Elbasan, ja surpriza për Vucic

Ballisti vjen fuqishëm: Do të jem<br />në Elbasan, ja surpriza për Vucic
Godet sërish Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballisti duke thyer urdhrin e FSHF dhe nxehur sfidën e 8 Tetorit në Elbasan përballë Serbisë. Ballisti përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale zyrtarizon praninë në Elbasan duke treguar edhe biletën e personalizuar me emrin e tij të shënuar.

Ndërsa tregon se ka edhe një surprizë për kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vucic nëse do të jetë i pranishëm në Elbasan. “Shfrytëzoj rastin t’i siguroj të gjithë se do të jem në stadium, kam edhe biletën e personalizuar, jam pjesë e grupit të Tifozëve Kuq e Zi.

U bëj thirrje të gjithëve të mos e ngarkojnë këtë ndeshje me shumë emocione, pasi është vetëm një ndeshje futbolli. Përsa i përket polemikave që janë hapur për mua, nuk dua të përzihem. Kam një surprizë të vogël, një palë syze për t’ia dhuruar Vucic nëse do të më jepet mundësia nëse do të jetë në stadium.

Ndeshja për Serbinë është vetëm për kalendar për ata”deklaroi ai. Kujtojmë që sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Shulku pak ditë më parë siguroi se ‘Ismail Morina nuk do të jetë në stadium”.

Ndërsa Duka u shpreh se “Ka qenë zgjedhja e Ballistit për të mos qenë në stadium”. Por 2 ditë para ndeshjes situata nxehet në maksimum duke përmbysur skenarin e parashikuar. Tashmë pritet edhe reagimi i serbëve, që sigurisht është një provokim...

 
 

100 Perqind Prezent !

Posted by Ismail Morina - Ballisti,Official on Monday, October 5, 2015


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)